E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Nishani rikthehet në krye të ministrisë së brendshme

Bujar Nishani pritet të rikthehet sërish në krye të ministrisë së brendshme duke zëvendësuar Lulzim Bashën.

Kryeministri Sali Berisha pritet ta emërojë Nishanin në krye të ministrisë së Brendshme ndërkohë që ende nuk dihen emrat e ministrave të drejtësisë dhe të Turizmit.
 

Nishani aktualisht mban postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.
 

Këto ndryshime në kabinetin qeveritar bëhen pas largimit të dy ministrave, Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferraj të cilët janë kandidatë për bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit në zgjedhjet vendore të 8 majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›