Ruli: Situata e reshjeve nen kontroll, hidrivoret 24 ore ne pune
Reshjet e diteve te fundit, te cilat kane kaluar mbi 200 milimeter, kane shkaktuar permbytje ne zonen e ulet duke filluar nga Durresi deri ne Shkoder. Sipas Ministrise se Bujqesise, gjendja ka qene e perkeqesuar vecanerisht ne zonat e Lezhes per shkak te ndertimeve pa leje ne dy anet e autostrades. "Po punohet intensivisht per perballimin e situates", njoftuan burimet zyrtare te dikasterit te bujqesise. Ministria eshte ne kontakt te vazhdueshem me OSSH-ne dhe gjate gjithe kesaj kohe hidrovoret kane qene ne gatishmeri ne plote per te furnizuar 24 ore me energji elektrike, me perjashtim te nje nderprerjeje te vogel, te ndodhur te premten ne mbremje ne hidrovorin e Porto-Romanos ne Durres. Gjithe bordet e kullimit jane ne gatishmeri, me personelin dhe mjetet e nevojshme. Gjendja po shkon drejt normalizimit. Nuk evidentohen demtime te kulturave, te te mbjellave bujqesore, kjo edhe sepse jemi ende ne mes te sezonit te mbjelljes se kulturave te vjeshtes. Nderhyrjet e medha per thellimin dhe zgjerimin e ne lumit Drin te Lezhes, pastrimi i kolektoreve te tjere kullues qe eshte bere gjate kesaj vere, si dhe funksionimi me kapacitet te plote i te gjithe hidroforeve, kane bere te mundur qe megjithese niveli i reshjeve te diteve te fundit ka qene i permasave teper te medha, kemi zona permbytjeje me siperfaqe relativisht te vogla. Por ndryshe ka qene reagimi i Partise Socialiste per situaten. Sekretari per Programin ne PS, Ilir Beqja, kerkoi dje nga qeveria zhdemtimin e familjeve te permbytura. "Fatkeqesisht, ne nje kohe kur situata vazhdon te rendohet, cdo ore qe kalon, nuk kemi pare ende asnje lloj reagimi nga qeveria e Sali Berishes, e aq me pak nuk kemi degjuar te merret ndonje mase per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet",-tha Beqja. Ai gjithashtu theksoi se, jane me qindra hektare toke bujqesore e kullota ne Lezhe, Shkoder, Kurbin, Peqin te mbuluara nga uji, duke shkaterruar krejtesisht punen e mundin e fermereve te ketyre zonave. Sipas tij, eshte e pafalshme qe ne nje kohe kur qeveria flet per investime te medha e per zhvillimin e bujqesise, per te katertin vit rresht ajo deshton te marre qofte edhe masat me minimale per te parandaluar kete gjendje, qe sot nuk mund te quhet me e paparashikueshme.
"Ne nje shtet normal masat per parandalimin e permbytjeve merren qe ne vere", theksoi Beqja. Partia Socialiste i ben thirrje qeverise Berisha qe ne kete moment te veshtire per keto qindra familje ne nevoje, te mbeshtese financiarisht cdo familje e biznes te demtuar, ashtu sic ka ndodhur edhe ne vendet fqinje me Shqiperine, ne situata te ngjashme.
Reshjet, grupe pune per mbrojtjen e digave
Permbytjeve te krijuara nga reshjet e dendura te shiu, mund t'iu shtohet edhe hapja e portave te hidrocentraleve nga prurjet e medha te ujit. Ministria e Energjetikes per te shmangur kete situate ka ngritur nje grup te posacem pune, per monitorimin e situates. Grupi i punes kryesohet nga zv/ministri Leonard Beqiraj, ne perberje te se cilit kishte drejtues dhe eksperte te fushes nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, KESH-i, OST-ja dhe OSSH-ja. Monitorimin i situates nga grupi i punes, arriti te evitonte derdhjen e ujit nga portat dhe tunelet shkarkues te hidrocentraleve te kaskades se Drinit. Vemendje e vecante nga Grupi i Punes dhe strukturat e OSSH-se, iu kushtua edhe furnizimit normal me energji elektrike te hidrovoreve te medhenj, apo stacioneve te ndryshme te largimit te ujerave.