E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Shqyejne saracinesken, tentojne te vjedhin nafte

Tentohet vjedhja e naftes ne tubacionet e puseve te Marinzes ne Fier. Dy persona te dyshuar kane hyre ne ambientet e ndermarrjes duke iu drejtuar njerit prej puseve nga nxirrej "ari i zi", duke e shkaterruar saracinesken kryesore. Per pasoje nje sasi e madhe nafte eshte derdhur ne toke, me nje dem te konsiderueshem financiar per kompanine. Rojet e ndermarrjes kane njoftuar policine vendore dhe me pas, bene ndalimin ne flagrance te dy te dyshuarve mengjesin e dites se djeshme. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Arben Nurka 20-vjec, dhe Lefter Zyka 18-vjec, te dy banues ne zonen e Marinzes. Ndaj te rinjve eshte ngritur akuza e "shkaterrimit te prones", kurse krimi eshte konsumuar pasditen e se dieles ne sektorin naftembajtes, pusi nr. 854. Kapja eshte bere ne flagrance, teksa te rinjte kishin hapur tubacionin dhe nafta po derdhej pertoke. Policia i kaloi dje dosjen per hetime te metejshme prokurorise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›