E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujqësia, investimet të orientuara drejt pemtarisë

 

Ato pak subvencione të dhëna nga qeveria tashmë mbeteten të përqendruara vetëm në pemtari

Pogradec-Rrethi i Pogradecit këtë vit i është kthyer punës si asnjë vit tjetër. Deklarat vjen nga drejtori i bujqësisë së rrethit Vasfi Dulellari dhe këtë fakt ai e ilustron me shifra konkrete .Rrethi i Pogradecit ka një sipërfaqe toke prej 17 mijë e 500 ha, nga e cila 8 600 ha tokë bujqësore dhe4 600 ha janë pemë frutore dhe pjesa tjetër vreshtari .Këtë vit është e vështirë që të gjesh një rrip toke të papunuar. Kështu fermerët pogradecarë jo vetëm që kanë punuar tokat e tyre por kanë marrë edhe toka me qera nga shteti. Qeveria thotë drejtori Vasfi Dulellari vërtet që e hoqi subvencionimin e naftës, por këtë vit në bazë të vendimit të Janarit 2007, po subvencionon pemëtarinë, vreshtarinë dhe blegtorinë. Specialisti i kësaj drejtorie Albert Mara thotë se gjatë këtij viti janë dhënë subvencionime për 18fermerë këto të shpërndara në komunën Buçimas, Cërravë , Dardhas,Proptisht,Trebinjë etj .Cdo fermeri i është dhënë 300 mijë lekë të reja për çdo ha. Fermerët kanë mbjellë këtë vit me shumicë grurë 2 400 ha si asnjë vit tjetër, misër dhe fasule. Projekti i subvencionimit të fermerëve në pemtari dhe vreshtari është më efektivi, pasi fermeri i merr lekët direkt në bankë brenda pesë ditësh duke i prerë rrugën abuzimit. Kjo është realizuar nëpërmjet projektit 2 KR thotë drejtuesi i këtij projekti Rruzhdi Ymetllari..E veçanta e këtij viti ka qënë edhe suvencionimi i pemtarisë duke subvencionuar rrjetin ujitës me pika (impiante ) duke dhënë rreth 300 mijë lekë të reja për çdo ha .

Si do të ruhet prodhimi vendas

Një problem kyç i cili iu krijon jo pak problemeve fermerëve mbetet vërshimi i frutave dhe perimeve maqedonase, të cilat në saj të teknologjisë dhe të një sistemi model ujitje i sjellin prodhimet e tyre me çmime shumë të ulta se sa kostoja e prodhimit të fermerit vendas .Specialisti Albert Mara sjell përvojën e vitit të kaluar, kur qeveria në pikun e sezonit iu rriti prodhimit të huaj referencat .Kështu p.sh tregëtarët shkonin e merrnin një kg mollë në Maqedoni me 10 lek të reja kg dhe në dogana çmimi trefishoj pas vendosjes së referencës.. Në këtë mënyrë tregëtarëve iu interesonte të merrnin prodhimin vendas. Fermerët e kërkojnë patjetër një mbrojtje nga shteti të prodhimit të tyre si me fruta po ashtu edhe me perime thotë fermeri nga Cërrava AqifKapaj. “Kjo është e vetmja mënyrë pasi në të kundërt malli do të na ngelet stok dhe gjithë djersa jonë do të shkojë dëm” shprehet Kapaj. .

Ata që shkattëruan dy rezervuaret e Mujazës duhet të përgjigjen penalisht

Është vërtet pardoksale që nga mungesa dhe indiferenca janë shaktërruar dy rezervuare të mëdhenjnë Mujazë të Mokrës së Sipërme ku secili rezervuar kishte nga 1 500 milion m3 ujë secili.Dy rezervuarët ishin ngritur në vitin 1984 dhe nëpërmjet tyre ujiteshin të gjithë fshatrat e Mokrës së Sipërme:Trebinja, Kalivaçi Potkozhani ,Përvelani ,Pleshishti, Zëmça, Selca Sipër dhe Hoshteça .Persona ende të paindentifikuar nga policia kanë zbrazur ujin e rezervurve duke iu marrë peshkun që kultivohej në dy rezervuaret e Muijazësdhe më pas kanë vjedhur për skrap tubat e çelikut që çonte ujë nëpër fshatra .Kryetari i komunës së Trebinjës Gjergji Buzo, ku ndodhen edhe dy rezervuarët ka bërë denancimin në prokurori .Ndërkohë që drejtuesit e bujqësisë së rrethit na thonë që ujitja varet nga një bord ujitje që varet nga Elbasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›