E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3, sot afati i fundit per dorezimin

Skadon sot afati per dorezimin ne Drejtorite Arsimore Rajonale te Formularit A3 te plotesuar. Sipas udhezimit te firmosur nga ministri i Arsimit dhe Shkences Fatos Beja, terheqja e formularit A3 ka nisur me 21 tetor, ndersa dorezimi behet deri me 26 tetor pra ne diten e sotme. Pra, te gjitha ata qe nuk e kane plotesuar ende, kane afat edhe sot deri ne oren 18.00 per ta bere nje gje te tille. Ne te kundert, atyre u mbarojne shanset. Ne te, jane pothuaj te gjitha deget per shkak se edhe atyre te plotesuarave u jane shtuar nga 5 ose 10 kuota, por gjenden edhe dege te reja, hapur nga Keshilli i Ministrave pasi eshte plotesuar formulari A2. Mungesa e informacionit ka qene nje problem shume i madh i studenteve te sivjetme, ndaj ata duhet te ndjekin nje per nje te gjitha keshillat qe jepen. Keshtu,te gjithe kandidatet e interesuar mund te terheqin formularin A3 ne drejtorite arsimore te rrethit perkates duke filluar nga dita e sotme. Vlen per t'u theksuar se formularin "shpetimtar" A3, do te mund ta plotesojne jo vetem ata qe nuk kane rezultuar fitues gjate dy fazave te para, por edhe ata kandidate qe jane te pakenaqur me degen ku jane klasifikuar ne fazen e dyte. Nga ana tjeter, te gjithe ata qe nuk jane shpallur ende fitues, kane 5 dite ne dispozicion per ta terhequr, ndersa ata qe duan te ndryshojne preference kane vetem nje dite afat per ta marre ate. Ministria e Arsimit ka shperndare udhezimin se si do te veprohet me formularin A3 dhe ka sqaruar se rreth 4000 fituesit se trete do te shpallen me 5 nentor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›