E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujqesori miratohen kuotat e doktoratures

Universiteti Bujqesor tashme mund te hape studimet ne doktorature pasi keshilli i Ministrave ka miratuar dje 89 kuotat e pranimit prej te cilave 10 kuota jane per kandidatet nga trojet shqiptare jashte kufijve te vendit. Ndarja e kuotave eshte sipas programeve te studimit dhe pikerisht 40 kuota per "Bujqesia dhe mjedisi", 35 per "Ekonomi dhe agrobiznes" dhe 9 kuota "Shkencat pyjore". Per sa i perket tarifes se shkollimit ajo eshte percaktuar 200 mije leke dhe likuidohet per cdo vit te kohezgjatjes normale, ne keste, te caktuara nga fakultetet perkatese te Universitetit Bujqesor te Tiranes. E nejta kuote eshte edhe per ata qe do te studiojne ne doktorature ne fakultetin e Veterinarise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›