E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 7.570 kuota per masterat

Qeveria ka marre dje nje tjeter vendim te rendesishem, pikerisht ate te percaktimit te kuotave per masterat e nivelit te pare. Sipas ketij vendimi do te jene 7.570 kota te ndara sipas kategorive te ndryshme. Keshtu kuota e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND) do te jete 2.830. Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit Master i nivelit te pare (MNP) do te jete 4.470. Kuota per programe te dyta studimi eshte 100 dhe po kaq per transferimin e studimeve. Kuota per te huajt eshte percaktuar 50 dhe per te verbrit 20. Kuota e pranimeve te reja, per programet e studimit te ciklit te dyte dhe master i nivelit te pare, me kohe te plote, te perbehet nga 2547 kuota per pranimet e reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND), per kandidatet brenda territorit te vendit. Kuota e pranimeve te reja per programet e studimit te ciklit te dyte (DND), per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit eshte 283. Po keshtu eshte percaktuar kuota e pranimeve te reja per programet e studimit master i nivelit te pare (MNP), per kandidatet brenda territorit te vendit, 4023. Ndersa kuota e pranimeve te reja per programet e studimit master i nivelit te pare (MNP), per kandidatet shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit eshte percaktuar 447 vende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›