Buka, tani shitje me kilograme
Buka tani do te shitet me kilograme dhe jo me cope. Keshilli Kombetar i Shoqates se Prodhimit te Bukes vendosi dje ne unanimitet qe buka te shitet mbi bazen e deklarimit te cmimit dhe sipas peshes reale, si te gjithe artikujt e tjere ushqimore. Kryetari i shoqates, Gezim Peshkepia, tha se shoqata distancohet dhe nuk pajtohet me veprimet abuzive te individeve te vecante dhe grupeve ne prodhimin dhe shitjen e bukes, si dhe mbeshtet cdo veprim te institucioneve qe luftojne prodhimin informal. Ai u shpreh se, synohet shitja e bukes sipas kerkesave te ligjit per mbrojtjen e konsumatorit. "Keshilli Kombetar vendosi qe buka te dale ne treg me etikete identifikuese te furres ku prodhohet, per te luftuar prodhimin ilegal, ndersa shoqata merr persiper qe te vazhdoje te furnizoje te gjithe paraplegjiket me cmimin e pandryshuar te bukes. Keshilli vleresoi qendrimin real e objektiv te qeverise per prodhuesit, si dhe mbeshtetjen qe merr persiper per te kompensuar dhe ndihmuar biznesin.