E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar, cmimi i bukes dhe naftes u rrit

Ne kundershtim me traditen historike, inflacioni gjate muajit janar ka shenuar nivel me te larte se ne dhjetor. Sipas te dhenave zyrtare te INSTAT, niveli i pergjithshem i cmimeve per muajin janar mberriti 3 per qind, fiks me objektivin qe ka Banka e Shqiperise, por shenoi 0,5 per qind me shume se ne muajin dhjetor, i cili shenon muajin ku konsumi dhe cmimet arrijne kulmin. Fenomeni i dedikohet me se shumti rritjes se cmimeve ne artikujt e fruta-perimeve dhe bukes, qe kane edhe peshen me te madhe te konsumit ne buxhetet familjare. Por, nderkohe, inflacioni i muajit janar eshte matur me shporten e re te mallrave, e cila u rinovua ne muajin dhjetor te vitit 2007. Ndryshimi mujor i cmimeve ketej e tutje matet duke krahasuar ndryshimin me dhjetor 2007 nga dhjetor 2001, qe ishte me pare. Indeksi i grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” shenoi nje rritje prej 1 per qind, me nje ndikim prej 0,4 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 4,1 per qind, verehet ne nengrupin "zarzavate” perfshire patatet. Ketu mund te permendim rritjet e cmimeve te spinaqit me 13,1 per qind, specave me 8,1 per qind, domateve me 6 per qind, kastraveceve me 5,9, fasules e qepeve te thata me 2,1 per qind etj. Ndersa indeksi i nengrupit “fruta” shenoi nje rritje prej 2,6 per qind, ku limonet jane rritur me 18,5 per qind, mollet me 4,5 per qind, dardhat me 4,1 per qind, mandarinave me 2,2 per qind, kivit me 1,3 per qind etj. Gjate muajit janar, cmimet jane rritur per vajrat dhe yndyrat me 1,9 per qind, buke e drithera me 0,7 per qind dhe peshk me 0,7 per qind. Veshje dhe kepucet shenuan ulje prej 1,3 per qind, duke pasur nje ndikim prej -0,1 per qind ne totalin e ndryshimit mujor.
Rreziqet ne ekonomi per rritjen e inflacionit jane te njejta si me pare. Ky ka qene rezultati ne lidhje me pritshmerine e Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne sektorin e cmimeve. Analiza e balances se rreziqeve, si dhe parashikimet per inflacionin ne dymbedhjete muajt ne vijim, japin sinjale per nje situate me te balancuar midis faktoreve me natyre nxitese dhe frenuese ndaj presioneve inflacioniste ne ekonomi. Ankorimi i pritjeve inflacioniste rreth objektivit numerik prej 3 per qind ne te ardhmen e afert dhe ate me te larget, dikton nevojen per nje kujdes te madh ne analizen e bilancit te faktoreve te rrezikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›