E Diel, 1 Nëntor 2026

Stabiliteti financiar, guvernatoret takohen ne Greqi

Guvernatoret e bankave qendrore te Shqiperise, Bullgarise, Bosnje Hercegovines, Qipros, ish-Republikes jugosllave te Maqedonise, Greqise, Malit te Zi, Rumanise dhe te Serbise, si dhe drejtuesit e dy Autoriteteve Mbikeqyrese te Bosnje-Hercegovines, zhvilluan keto dite nje takim ne Selanik, me ftese te Guvernatorit te Bankes se Greqise, Nicholas C. Garganas. Qellimi ishte rritja e metejshme te bashkepunimit ne fushen e mbikeqyrjes bankare ne vendet e Evropes Juglindore, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar ne rajon. Guvernatoret e bankave qendrore u shprehen ne kete takim se pasojat e tronditjeve te vazhdueshme ne tregjet financiare nderkombetare mbi ekonomite e vendeve te Evropes Juglindore deri tani kane qene te terthorta dhe mjaft te kufizuara. Ata, gjithashtu, pranuan faktin se ne rast vijimi te kesaj situate, ne ekonomite e ketyre vendeve do te kete mjaft pasiguri, si pasoje e nje ngadalesimi te metejshem te mundshem te rritjes vjetore te prodhimit dhe te tregtise boterore. Ne kete kuader, guvernatoret e bankave qendrore theksuan rendesine e politikave qe garantojne dhe nxisin zhvillimin e tregjeve mbi baza te shendetshme financiare dhe ekonomike. Duke marre parasysh rritjen e shpejte te kredise ne shume vende te rajonit, autoritetet e tyre mbikeqyrese po monitorojne nga afer zhvillimet ne kete fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›