E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i Vatopedhit Karamanlis thirret deshmitar

Ishndashkryeministri grek Kostas Karamanlis do te thirret me cilesine e deshmitarit qe ka dijeni mbi vepren penale. Lajmi u konfirmua mbremjen e se martes nga kryesia e parlamentit grek.

Sipas burimeve Kostas Karamanlis dyshohet se ka pasur dijeni lidhur me skandalin e shkembimit te pronave shteterore me manastirin Vatopedhio.

Ne kete skandal qe sipas analisteve shenoi edhe fundin e qeverisjes se tij jane marre te pandehur ish-shefi i kabinetit te z. Karamanlis Joanis Angjelu dhe tre ish-ministra te Demokracise se Re.

Skandali i manastrit Vatopedhios tronditi nga themelet sistemin grek te drejtesise dhe uli ndjeshem besimin e grekeve ne sistemin e tyre politik.

Ne letren qe iu dergua ish-kryeministrit Karamanlis ky i fundit ftohet te hedhe drite mbi fakte dhe ngjarje te ndodhura gjate qeverisjes se tij qe nga viti 2004 deri ne 2009.

Ndonese ende nuk eshte bere i ditur qendrimi i zotit Karamanlis burime prane Demokracise se Re thane se ish-kryministri do te deshmoje perpara komisionit gjate diteve te ardhshme.

Pak dite me pare bashkeshortja e ish-ministrit grek te rendit Jorgos Vulgaraqis deshmoi perpara komisionit parlamentar te ngritur per kete ceshtje se Kostas Karamanlis ishte ne dijeni te ketij skandali qe ne fillim te procedurave te kembimit te pronave shteterore me manastirin.

Nderkohe partia Demokracia e Re kundershtoi kete qendrim te komisionit. Ajo akuzoi qeverine dhe partine e ekstremit te djathte LAOS per puc kushtetues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›