Bukoshi del nga LDK-ja krijon Koalicionin Rugova
Udheheqja e LDK-se pritet te marre nje goditje te forte javen e ardhshme kur Bujar Bukoshi me njerezit e tij te zyrtarizojne Koalicionin Rugova nje fraksion ky brenda ketij subjekti por qe mund te shnderrohet ne parti politike.
Burime te Express thone se ideja per zyrtarizimin e ketij koalicioni ka nisur dite me pare derisa zyrtarizimi sipas gjitha gjasave do te behet te henen me 25 tetor.
Vete ish-ministri i Shendetesise nuk e ka mohuar nje te tille. Po se shpejti do te sqarohet kjo ceshtje. Kemi opsione te ndryshme... - ka deklaruar Bujar Bukoshi kur eshte pyetur nga Express per mundesine e zyrtarizimit te Koalicionit Rugova.
A di si eshte puna - ka pyetur Bukoshi. - Kur ky zotni Fatmir Sejdiu i mbyll rruget atehere dalin zgjidhje te tjera - ka shtuar ai.
Nisma e Bujar Bukoshit i cili mbeshtetet nga djali i Presidentit Rugova Uka vjen pasi njerezit e Fatmir Sejdiut kane paralajmeruar mundesine e nderprerjes se procesit elektoral brenda LDK-se ose mbajtjen e nje kongresi te shpejte sa per te plotesuar kriterin ligjor per te marre pjese ne zgjedhje.
Keto ide i ka degjuar edhe Bujar Bukoshi.
Po jemi ne dijeni te mundesise se nderprerjes se procesit elektoral por nuk jane informata te konfirmuara - ka thene ai.
Sipas tij Fatmir Sejdiu po e shkaterron LDK-ne dhe rrjedhimisht edhe procesin elektoral brenda kesaj partie.
Ky njeri po e shkaterron LDK-ne. Ky njeri duhet te jape doreheqje prej LDK-se. Nese ai nuk jep doreheqje atehere te gjitha strukturat te gjithe njerezit duhet te mblidhen dhe ti thone se ti nuk je me kryetar partie - ka deklaruar Bukoshi raporton Express.