E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret ne Mal te Zi kerkojne gjuhen shqipe ne Parlament

Duke debatuar per ligjin e ri te leternjoftimit deputetet shqiptare kerkuan perfaqesimin e gjuhes shqipe ne dokumentet personale dhe ata te diskutojne ne gjuhen shqipe ne Parlament e drejte kjo qe eshte definuar me Kushtetuten e Malit te Zi.
Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi thote se nuk do ta votoje kete dokument te ri ligjor meqe i diskriminon shqiptaret nuk parasheh perdorimin e gjuhes se tyre amtare.
Formulari eshte i shkruar ne gjuhen malazeze edhe ne ate angleze por jo edhe ne gjuhen shqipe. Si do ta plotesojne shqiptaret qytetare te Malit te Zi. Po shihet qarte se pushteti deshiron te na asimilojne ne shqiptaret - eshte kategorik deputeti Bardhi i njohur per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare ne Kuvendin e Malit te Zi.
Edhe ligjvenesi i koalicionit shqiptar Perspektiva Amir Hollaj angazhohet qe formulari i leshimit te leternjoftimit te jete ne gjuhen zyrtare malazeze dhe ate angleze por edhe ne gjuhet e pakicave te cilat me aktin me te larte shteteror definohen si gjuhe ne perdorim zyrtar pra edhe ne gjuhen shqipe.
Propozuesi i ketij ligji ndihmesministri i Puneve te Brendshme Osman Subashiqi shqiptar nga Partia Socialdemokratike partnere e koalicionit qeveritar pergjigjet se gjuha shqipe eshte e barabarte me gjuhet ne perdorim zyrtar.
Te dhenat ne karten e leternjoftimit shenohen edhe ne gjuhen shqipe nese kerkon qytetari qe aplikon per kete dokument personal - shprehet Osmani.
Ai po ashtu i quajti te pabaze verejtjet e opozites se gjoja qytetaret nuk guxojne te kerkojne dokumentet personale ne gjuhen serbe me alfabet cirilik.
Por sipas ndihmesministrit te puneve te brendshme Osman Subashiqi tash dy vjet qekur ka filluar leshimi i dokumenteve personale Ministria e Puneve te Brendshme te Malit te Zi ka dhene rreth 14 mije leternjoftime dhe 9 mije pasaporta ne gjuhen serbe ne gjuhen shqipe 4 mije mbi 3 mije ne gjuhen boshnjake dhe 1 mije ne gjuhen kroate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›