E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trup floke dhe lekure te bute edhe ne vjeshte

Ne rast se nuk doni te shkoni ne ndonje institut bukurie ose thjesht nuk keni mundesi zbatoni keshillat qe jepen me poshte per ta trajtuar sa me shume te jete e mundur lekuren dhe floket tuaj

Thuajse gjithmone ne vjeshte pas pushimeve verore eshte i pranishem pak a shume dehidratimi i lekures dhe tharja kapilare. E para shfaqet me rrudha te vogla rreth syve e gojes dhe me disa plasaritje te vogla ne fytyre dhe qafe ndersa floket me te qendrueshem e te ashpra.

Problemet

Po keshtu verehet edhe nje rrjepje e lekures qe e ben ate jo homogjene si dhe njollat nje fenomen fiziologjik te nderrimit te qelizave. Keshilla me e zakonshme qe mund te jepet ne keto raste atyre qe duan te kene nje paraqitje te pakapshme nga ana estetike eshte te shkojne te nje estetist ku mund te bejne disa trajtime mes te tjerash llojin me te pershtatshem te makijazhit per lekuren ne kete periudhe. Ne rast se nuk doni te shkoni ne ndonje institut bukurie ose thjesht nuk keni mundesi zbatoni keshillat qe jepen me poshte per ta trajtuar sa me shume te jete e mundur lekuren dhe floket tuaj.

Lekura

Para se gjithash mbani rregullisht pastertine e lekures me qumesht dhe produkte dushi neutrale dhe te markave te njohura te cilat mbajne shume mire epidermen dhe pas tyre kremrat hidratues e ushqyes qe do te perdoren me pas. Natyrisht ka shume rendesi zgjedhja e kremrave trajtues qe duhet te depertoje ne shtresat e brendshme te lekures pra te perdoret duke bere njekohesisht edhe masazh te lehte dhe funksional ose me sakte te jete ne gjendje ti jape lekures ate butesi e vitalitet qe luajne nje rol te rendesishem ne pikepamjen estetike. Per sa i perket fondotintes shmangni tonet shume te ndezur dhe te kuq duke u prire me shume nga nuancat me te zbehta dhe te qarta te cilat te kombinohen me se miri me ngjyren e marre te diellit.

Floket

Me gjithe trajtimet e shumta qe mund tu behen flokeve gjate veres kjo stine i ben ato me shume ose me pak te ashper dhe te thate duke zvogeluar keshtu edhe rolin e tyre estetik qe ne kushte normale vendoset nga butesia shkelqimi dhe elasticiteti i tyre. Nuk eshte e mjaftueshme te perdoresh vetem shampot e ashtuquajtura ushqyese pervec ketyre keshillohen te pakten per disa jave pas pushimeve trajtime me vajra te lehte dhe te asimilueshem nga fijet e flokut. Duhen forcuar rrenjet e flokeve me produkte lehtesisht alkoolike qe permbajne lende bioaktivizuese. Ne rastin e flokeve shume te holle dhe te dobet duhen perdorur produkte me permbajtje te larte keratine qe forcojne gjithe flokun pergjate gjithe gjatesise. Ne fund pas veres duhet treguar kujdes me krehjen qe duhet te jete e bute dhe te mos shkaktoje keputjen e flokut nga padurimi duke shkulur shpesh shume fije njeheresh per shkak te mungeses se butesise se flokut i cili nderkohe eshte thare e forcuar gjate veres.

Trupi

Nese ushtrimet sportive noti shetitjet e gjata jetesa ne ambientet me te shendetshme te detit dhe malit kane ndihmuar ne permiresimin e linjave tuaja dhe ne tonifikimin e muskujve perpiquni ta mbani kete forme edhe pas kthimit ne qytet. Keshtu qe beni mire te zgjidhni aktivitetin e duhur fizik ne palester ose edhe ne shtepi mbani parasysh rregullat e te ushqyerit te keshilluara nga dietologu dhe perpiquni te jeni sa me mire me gjendje te mire shpirterore ne fakt eshte vertetuar se gjendjet stresuese nxisin lindjen e depozitimit te dhjamerave madje dhe te celulitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›