E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuresht Bush : Shqipëria nesër merr ftesën për në NATO

 

Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka deklaruar nga Bukureshti se NATO nesër do të marrë një vendim historik duke ftuar për anëtarësim Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.Presidenti i SHBA-sëmbështet anëtarësimin e vendit tonë në NATO, sikurse dhe pritej. " Këto tre vende do të japin kontributin e tyre në Aleancë dhe qytetarët e tyre e meritojnë sigurinë që ofron NATO. Ndërsa mirëpresim aleatët e rinj, gjithashtu ritheksojmë se dyert e NATO-s janë të hapura edhe për vende të tjera të ballkanit, si Bosnje –Hercegovina dhe Mali I Zi"- është shprehur presidenti amerikan. Ndërkohë që pavarsisht deklaratës së kreut të shtëpisë së bardhë, presidenti i Rusisë Vladimir Putinështë kundër zgjerimit të NATO-sme vende të tilla si Ukraina dhe Gjeorgjia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›