Hagë- Nesër vendimi gjyqësor për Ramush Haradinaj.
Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë nëser vendos për ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj. Ai akuzohet si përgjegjës për tortura, përdhunime, vrasje dhe deportim. Prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka shërbyer si komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së vitit 1998-1999. Avokatët mbrojtës të Haradinajt dhe të dy bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kanë deklaruar se janë të pafajshëm ndaj këtyre akuzave.