NATO-Maqedonia në Bukuresht, optimiste.
Delegacioni i Shkupit është nisur për në Bukuresht i sigurt dhe optimist. Nikolla Gruevski, kryeministri maqedonas shpreson që vendi i tij të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ai dekalroi që shpreson në triumfimin e drejtësisë dhe shpreson që Maqedonia të triumfojë në Bukruresht. Çështja e emrit të Maqedonisë është ende debat.
Për këtë arsye shumë maqedonas janë organizuar sot në protesta më sloganet “Anti-NATO”, për të treguar se janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Paktin e Atlantikut Verior, për shkak të çështjes së ndryshimit të emrit. Emri i propozuar për ndryshim është Republika e Maqedonisë Shkupi.