Vorë- Banorët: Do zhvillojmë protesta edhe më të mëdha.
Banorët e Vorës, Marqinetit dhe Gërdecit vazhdojnë të protestojnë para Bashkisë Vorë duke kërkuar nga kreu i njësisë bashkiake sqarime të hollsishme për vonesat e dëmshpërblimeve. Banorët ankohen se dëmet që banesat e tyre kanë pësuar nga shpërthimi i depos së municioneve nuk janë vlerësuar siç duhet, ndaj duhet më patjetër që një person kopetent t'i sqarojë për këtë. Duke parë vendosshmërinë e qytetarëve për ta vazhduar protestën deri sa problemit t'i jepet një zgjidhje, kryetari i Bashkisë Vorë ka dalë për t'i qetësuar disi duke u premtuar se për këtë çështje do të fliste me krërët më të lartë të shtetit. Por kjo nuk ka mjaftuar që banorët ta ndalin protestën, ata vazhdojnë të jenë të pakënaqur për mënyrën e organizimit të dëmshpërblimit. "Jemi në rrugë të madhe dhe kemi humbur familjarët tanë"- kanë thënë banorët, ndërkohë që theksojnë se kanë ndërmend të zhvillojnë protesta edhe më të mëdha se kjo.