E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuria stë hap çdo derë


Entela Resuli

Duke qenë një femër e cila është certifikuar nga një konkurs bukurie i është dashur të kalojë në shumë pasarela. Gjatë kësaj dekade ka zgjedhur të mos  jetë vetëm një femër pasarelash, por diçka më shumë.

Është zgjedhur Miss Kosova në vitin 1995 dhe duket sikur ka dalë dje nga ai konkurs bukurie. Diellza Kolgeci nuk është vetëm e bukur, por në sirtarin e saj ka shumë diploma e në jetën e përditshme ka një sërë angazhimesh, duke filluar që nga Fashion Design e deri te avokatia. Vazhdon studimet për marrëdhënie ndërkombëtare dhe aktualisht punon në fushën e marketingut. E Diellza nuk e ndalon rrezatimin këtu. Në bisedën që bëmë me të, kuptuam se përveç shtatë lartësisë dhe pamjes ajo është një njeri që bën një jetë normale, që vrapon për në punë dhe që synon të arrij rezultat të shkëlqyera në fushën ku përqëndrohet. Në këtë rrëfim kemi mësuar më shumë për jetën e saj të momentit…

 

Diellza, tani që ka kaluar kohë nga momenti kur ju keni filluar të merreni me modë, mund të na tregoni çfarë ka ndryshuar tek ju kjo eksperiencë?

Njeriu kur merret një kohë të gjatë më diçka fiton eksperiencë dhe provojë, kjo të bën me profesionist e të njohësh gjërat sa më mirë dhe më pas di edhe të kërkosh atë më të mirën, ndaj ndryshimi është fakti që bëhesh më profesioniste.

Për çfarë ju ka shërbyer?

Moda, arti në përgjithësi më ka shërbyer si relaks shpirti, e kam quajtur sport për shpirtin tim se me të vërtetë relaksohem po në të njëjtën kohë edhe kam fituar materialisht nga kjo punë.

I keni plotësuar kërkesat tuaja që keni pasur në fillim, apo me kalimin e kohës kanë dalë kërkesa të reja?

Në çdo punë, në çdo moment kërkoj të përmbushen këekesat e mia, për faktin se dua çdo punë ta bëjë mirë kështu që me kalimin e kohës kërkesat mund të ndryshojnë nga situata dhe vendi, por që ato në thelb janë të njëjta.

Cila është marrëdhënia juaj me të bukurën?

E dua të bukurën, besoj ashtu si edhe shumica e njerëzve, e dua natyrën shumë, e dua artin, i dua kafshët, njerëzit, kjo do të thotë që marrëdhënia ime me të bukurën është mjaft thellë me një fjalë dua çdo gjë të bukur.

Ju ka ndihmuar të qenit e bukur të ecni përpara në jetë, në drejtime që ndoshta nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pamjen fizike?

Do të gënjente ai njeri i cili thotë që pamja e jashtme nuk ka rëndësi. Pamja fizike ka rëndësi për punën që bën, bukuria është e lakmuar nga çdo kush. Unë e kam thënë dhe do e përsëris çdo herë se, bukuria ta hap një derë të jetës, por që jeta ka shumë dyer e ato dyer tjera nuk hapen dot vetëm me bukuri por me karakterin, personalitetin që ti ke, andaj bukuria në kombinim me personalitetin ti hap shumë dyer të jetës…

Si ndiheni brenda kopertinave, dhe a është jeta ashtu si në faqet e para të revistave?

Kopertinat kërkojnë pak aktrim, pak art, pak stil e pak shpirt, por për atë moment janë të vërteta, për momentin kur ato janë punuar, por jeta e vërtetë është krejtësisht tjetër. Jeta e vërtetë është ajo që ti ia krijon vetes, mund të jetë si e kopertinave në ditët e pushimit, por ditët kur punon ndryshon, është edhe më e bukur se ajo e kopertinave andaj nuk do të doja kurrë të ishte si në një faqe reviste.

Të qenit personazh publik ka kosto, ju çfarë keni humbur nga të qenit person i thjeshtë ?

Unë  nuk e konsideroj aspak veten si person publik dhe se unë tani duhet të ndryshoj në sjellje apo në pamje. Ne shqiptarët si në Kosovë e në Shqipëri sjemi aq popull i madh dhe se gati gjithë njihemi me njëri-tjeterin. Unë me çdo njeri jam kjo që jam, jam vetvetja çdo herë dhe nuk e cënoj aspak lirin time për arsyen se jam fytyrë publike. Jam shumë e lirë. Ndoshta jam mësuar dhe jam imun ndaj shikimeve të qënit në qendër të vëmendjes sepse që në fëmijëri e kisha këtë përcjellje se jam rritur në një familje të tillë.

Si është përditshmëria juaj?

Përditshmëria ime varet nga punët, nëse kam ndonjë takim që e lë më herët zgjohem herët dhe filloj me punë. Ka ditë që punoj shumë, ka ditë që vetëm relaksohem e udhëtoj diku jashtë vendit, takohem me shoqërinë time, merrem me sport. Nuk dalloj nga shoqëria ime, mundohem ta jetoj jetën sa më mirë dhe të marr nga jeta sa më shumë.

Jeni nga ato femra që hanë mëngjes në shtrat, mjaltë, qumësht… apo nxitimthi duke vrapuar për në punë?

Unë jam nga ato femra që jam rritur të ha mëngjesin në qetësi, ndonjëherë në shtrat e ndonjëherë në kuzhinë, e dua shumë mjaltin e qumështin dhe çdo ditë i konsumoj. Mëngjesin e ha të mirë më shumë vitamina e kalori dhe aspak nuk ngutem kur e ha atë, sepse unë e bëj orarin e çdo pune që bëj.

Ju kemi parë në disa eksperienca televizive edhe në Shqipëri në prezantim, keni hequr dorë momentalisht?

Po, eksperienca ime në Top Channel ishte eksperienca e parë dhe me të vërtetë jam kënaqur shumë me gjithë stafin e Top- it. Nuk do të thotë që kam hequr dorë, por këto janë projekte me të cilat unë kam qejf të merrem herë pas here, jo ti kem profesion primar. Artin në përgjithësi e kam profesion dytësor edhe puna moderimit hyn në një farë mënyre në pjesën artistike.

Me çfarë po merreni aktualisht, cila është puna juaj?

Aktualisht po merrem me javën e modës që do të mbahet nga data 4 deri me 8 prill, pastaj në një projekt filmik, me një projekt që ka të bëjë me Televizion  ku unë do jem protagoniste, po që nuk e dim ende saktë sepse varet dhe nga buxheti, kështu që deri në 15 qershor jam me shumë projekte e më pas iki në bregdet e i jap vetes  2 muaj pushim.

Keni vazhduar studimet për juridik, për çfarë i duhet Diellzës?

Unë kam përfunduar studimet për drejtësi. Kam vazhduar dhe magjistraturën, ky drejtim më duhet për profesionin tim të ardhshëm, si avokate, punë të cilën e dua shumë e që e bëjë me shumë dëshirë. Punoj si juriste në një kompani avokatesh e që së shpejti do e hap timen besoj, por që këtu ndihem shumë rehat se kam fituar eksperiencë të mirë dhe punoj me njerëz, kontaktoj me njerëz profesionist. Kjo është përditshmëria ime, larg ekraneve, larg mediave.

Ku mendoni se do i ushtroni dijet që ju ka dhënë shkolla?

Shkolla për mua është si një rrugë që të tregon shenjat e komunikimit, por ti je ajo që e ke timonin në duar dhe ti duhesh të marrësh sa më shumë nga ajo, e nëse nuk ke vozitur, por vetëm ke parë shenjat nuk vlen fare, që do të thotë se përvoja të bën të mësosh, ajo është shkolla më e mirë. Diploma është vetëm një copë letër që sot për fat të keq shumë e kanë në duar.

Tradhtinë nuk do e falja kurrë

Për ju, kush dominon në një marrëdhënie, ju apo mashkulli juaj?

Nuk është esenca kush të dominoj, por të ketë mirëkuptim, kjo pasi femra është gjini e butë dhe e ndjeshme. Ajo duhet të ketë më shumë përkëdhelje dhe kujdes nga ana e mashkullit.

Sipas jush, kush dashuron më shumë, femra apo mashkulli?

Ah, nuk ka matës që të dihet kush dashuron më shumë, do të thoja që dashuron ai i cili sakrifikon më shumë, por që as kjo nuk e bën të sigurtë dashurinë që dikush ka ndaj teje. E mira është që të kënaqesh me atë që ke dhe të mos mendosh se kush do më shumë, thjeshtë le të ketë partneri kujdesin mirëkuptimin, kjo mjafton për mua.

Ju vetë sa herë keni dashuruar?

Këtë përgjigje të saktë do ta di atë ditë kur do të kem fëmijën tim, e me atë person që do të krijoj familjen time. Jam e

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›