E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi, Basha: Në nëntor përfundon projekti teknik

Brenda muajit nëntor të këtij viti, pritet të përfundoj projekti teknik i zgjatimit të bulevardit të Tiranës. Ndërhyrje kjo që përveç bulevardit do do të vazhdoj nga stacioni i trenit në drejtim të Paskuqanit.

Përveç kësaj, projekti do të nisë edhe për Pallatin e Drejtësisë tek stacioni i trenit dhe si rehabilitemit në hapësirat përreth. Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se pas 5 muajve do të nisin projekti i Tiranës së ardhshme e parashkuar kjo edhe në master planin e studios fituese Grimshow.
 

Por kryetari i bashkisë ka vlerësuar edhe elementët e aritekturës italiane të cilat gjenden edhe në disa institucione shtetëore të Tiranës.
 

Arkitektët italian kanë hapur një ekspozitë në muzeun historik kombëtare ku janë paraqitur një sërë skicash se si është parë Tiranë nga të huajt. Arkitektët kanë marrë në studim godinën e kreyministrisë, të teatrit kombëtar dhe objektin e ish hotel Dajtit për të parë si mund të futen edhe elementë të rinj të arkitekturës italiane.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›