E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmundjet e zemrës, fëmijët do dërgohen në Itali

10 fëmijë nga Shqipëria të cilët vuajnë nga sëmundje të lindura të zemrës, do të operohen falas në Itali. Operacione këto që nuk mund të kryehen në QSUT për shkak se kërkojnë një ndëryrje më të specializuar. Por edhe pacientët e tjerë të cilët kanë nevojë të kryejnë këto operacione do të kenë ulje të shpenzimeve më 30%.

Trajtimi i të vegjëlve që vujanë nga sëmundjet e zemrës do të bëhën në spitalin e Gasilinit në Xhenova fal një marrëveshje të nënshkruar mes ministrisë së shëndetësisë shqiptare me instituitin e kërkimeve italiane Gasilini.

Kardio Kirurgu në QSUT Altin Veshti thotë se ngritja e qëndrës së hemodinamikës do të bënë që shumë sëmundje të zemrës të kurohen pa kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas tij kjo do të ishte një zgjidhje për 95% fëmijë që lindin me shqetësime të tilla dhe 250 fëmijë nga Kosova.

Raste më të përhapura të këtyre sëmundjeve tek të vegjëlit janë ato që në gjuhën popullore njihen si vrimë në zemër. Deri më tani, disa prej këtyre operacioneve të rralla janë kryer edhe në QSUT por kryesisht tek të rriturit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›