E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku Mungesa e trajnerit Te japim me teper se 100 per qind

Mesfushori 29-vjecari i bindur se kunder Bosnjes eshte shansi per hapin cilesor

Ervin Bulku deklaron se perfaqesuesja shqiptare duhet te jape me teper se 100 per qind ne ndeshjen kunder Bosnje-Hercegovines. Pas hemorragjise cerebrale qe ka goditur trajnerin Josip Kuzhe ne sfiden e se premtes ne Tirane kuqezinjte do te drejtohen nga zv.trajneri Xhemal Mustedanagic. Sipas mesfushorit 29-vjecar mungesa e drejtuesit te stolit eshte nje moment mjaft i veshtire per skuadren e per kete arsye te gjithe futbollistet duhet te japin me shume se mundesite e tyre. Mungesa e Kuzhese Kjo eshte nje arsye me shume qe te bejme me te miren. Nese me pare jemi angazhuar 100 per qind kete here do te japim me shume se kaq sepse per shkak te gjendjes shendetesore te trajnerit ky mund te cilesohet si nje moment mjaft i veshtire ka deklaruar lojtari i Hajdukut te Splitit. Ne sfiden perballe Bosnjes jemi te detyruar qe te japim me te miren por jo vetem kaq. Na nevojitet edhe mbeshtetja dhe impenjimi i te gjithe tifozeve qe pikerisht ne sfiden kunder boshnjakeve te japim maksimumin te bejme ate hapin cilesor e te kalojme lsquokufirin qe Shqiperia ka pasur mundesi ta beje edhe dy sezone me pare dhe nuk ia ka arritur. Shpresoj qe kete here kjo te realizohet.

Ashtu si stafi teknik apo edhe lojtaret e tjere te Shqiperise Bulku e ka vene theksi te fakti se Kombetarja duhet te marre rezultat pozitiv. Ne futboll asnjehere nuk i dihet se cfare ndodh. Megjithate asnje skuader nuk hyn ne fushen e lojes per te humbur. Gjithsesi une mendoj se e rendesishme eshte qe te mos thyemi ne shtepine tone dhe te marrim rezultat pozitiv. Mungesa e Currit ne mbrojtje Cdo mungese ndikon dhe ka peshen e saj. Jo vetem mungesa e Currit por edhe e kujtdo lojtari tjeter ndihet. Shpresoj qe trajneri ta gjeje zevendesin e tij tha ai. Numri 8 i kuqezinjve ka folur edhe per aventuren te Hajduku ku si shok skuadre ka boshnjakun Senijad Ibricic. Hajduku eshte nje ekip i ri nje ekip qe kerkon te fitoje trofe. Nje ekip me histori te madhe qe ka edhe 100-vjetorin. E kemi nisur mire e shpresojme qe tia arrijme qellimit me kete ritem qe kemi. Gjate ketyre ndeshjeve jam aktivizuar dhe jam munduar te jap me te miren per ekipin shtoi Bulku. Ekipet e Ballkanit kane lojtare inteligjente dhe teknike. Ne ekipin tim luan edhe Ibricic i cili eshte nje lider. Por ne 90 minutat qe do te luajme ne Tirane nuk njihemi. Ja kam thene edhe para se te grumbulloheshim me kombetaret tona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›