NGA DEMOKRACI N NJ DEMOCRAZY
Javen e kaluar ligjvenesit shqiptare u gjenden para nje prove te veshtire te votonin nje ligj qe kerkon 84 vota ose sic thuhet ne drejtesine kushtetuese te formonin nje shumice te cilesuar.
Para dhe pasi ky votim te deshtonte lideret politike dhe pas tyre analistet politike kompetente thane shume e shume argumente pse duhej te arrihej shumica cilesore dhe cilat do te ishin pasojat nese nuk do te arrihej por jo thelbin e se vertetes.
U tha se ky votim do te ishte prova per te treguar se cilet jane antiamerikanet ne Shqiperi. U tha se aleati yne strategjik e meriton kete votim edhe si nje mirenjohje. U tha se kush nuk merr pjese ne votim apo voton kunder eshte kunder interesave te biznesit ne Shqiperi. U tha se votimi per shumice te cilesuar nese kushtezohet me ndonje nisme tjeter eshte deshmi e mendesise se perfitimit te 20 perqindeshit. Cfare nuk u tha qe prej cenimit te simpatise amerikane deri tek humbja e grantit te perfolur per fazen e dyte te bashkepunimit qe nis kete vit.
Te gjitha keto kane vetem nje pjesez fare te siperfaqshme te se vertetes. Institucioni ligjvenes ne Shqiperi ka me shume se dy vjet qe nuk formon dot shumice te cilesuar. Kryetari i shtetit kthen ligje me referenca te qarta ne shkelje te Kushtetutes dhe shumica e thjeshte ne te njejten menyre i rikthen ne fuqi ato. Prania nderkombetare europiane e atlantike qorton papajtueshmerine e ligjeve vendese si ligji per lustracionin apo ligji per sherbimin informativ krahasuar me standardet e bashkesise ligjet rikthehen ne Kuvend dhe miratohen serish sic ishin. Gjykata Kushtetuese ska kushte normale funksionimi sepse kandidaturat per plotesimin e vendeve vakante shkojne e vijne nga njeri institucion ne tjetrin pa dale prej rrethit te mbyllur. Legjislatura e fundme mund te jete me e varfra ne historine e dy dekadave parlamentarizem jo vetem per miratim ligjesh me shumice te cilesuar por edhe per miratim ligjesh me shumice te thjeshte.
Sipas demagogeve politike dhe opinionisteve te gjitheditur nota amerikane per te miratuar brenda muajit shtator ligjin per Gjykaten Administrative nje gjykate qe themelohet per here te pare ne Shqiperi per te zevendesuar Komisionin e Administrates Civile kishte per qellim te vinte ne prove pakicen te gjente kush jane antiamerikanet te provonte se shumica ka ndryshuar qendrim qysh prej ankimeve per ambasadorin Withers. Nese vertet ky eshte niveli i mendimit te tyre kjo eshte per te vene alarmin sepse mendimi shqiptar kurre nuk ka rene kaq poshte. Sepse e verteta eshte shume me e rende. Me noten e fundme prania amerikane ne Shqiperi vuri ne prove dicka shume me te rendesishme. Para faktoreve politike qe veprojne ne Shqiperi doli pyetja e frikshme A munden ligjvenesit shqiptare pas dy vjet deshtimi madje dhe deshtimi ne hartim e miratim ligjesh me shumice te thjeshte pra a munden keta ligjvenes te arrijne minimumin kushtetues te ligjvenies se cilesuar 84 vota Prova qe e veshtire dhe deshtimi qe skandaloz.
Pamundesia e institucionit ligjvenes per te perdorur te drejten dhe pergjegjesine kushtetuese te votimit jo me shumice te thjeshte por me shumice prej tre te pestash nje mundesi e deshmuar per dy vjet me radhe rresht eshte shprehje e nje krize sistemi. Kriza e sistemit eshte me e madhja prej te gjithave ajo eshte krize e mosmarreveshjes midis shumices e pakices midis pushteteve kushtetues midis ligjshmerise vendese e standardeve nderkombetare.
Kriza e sistemit e shpreh vetveten ne pamjen me dramatike ne pamundesine per arritjen e konvergjencave duke perfshire konvergjencat qe perbejne nocione kushtetuese si shumica e cilesuar. Thene me shkurt nje sistem qeverisjeje ku mezi konsumohet ligjvenia me shumice te thjeshte nuk mund te behet fjale vecse per nje demokraci rudimentare. Dhe me tej nje sistem politik ku shumica cilesore nuk mund te ushtrohet prej fundit te nje legjislature deri gati ne gjysmen e legjislatures tjeter pra ne dy legjislatura ne vijim me dy shumica te ndryshme eshte jo me vite por me epoka larg demokracise cilesore. Nje sistem i tille ka rrezik te kthehet nga demokraci ne democrazy nga qeverisje me vote te lire ne demokrature.
Aleatet atlantike ne mos Gjykaten Administrative do te kishin gjetur pa dyshim nje shkas tjeter per te provuar nese Shqiperia politike vazhdon te mbetet nje vend ne pamundesi ushtrimi te shumices cilesore apo te institucionit kushtetues te konvergjences apo ka shenja pozitive se e ka kaluar kete mjerim. Prova e fundme deshmoi te kunderten. Ne Shqiperi nuk ka konvergjence votimi me 84 vota sarrihet as te behet jo me te plotesohet sistemi politik eshte ne krize.
Veprimtaret politike te vendit protagonistet e rendit shoqeror qellimisht e orientuan vemendjen e publikut tek demi qe do ti shkaktohet Shqiperise prej mungeses se Gjykates Administrative sikur ligji per themelimin e saj te ishte propozuar per here te pare keto dite. Nese ne mendimin e tyre kjo nyje e vargorit te sistemit te drejtesise kishte qene me te vertete kaq e rendesishme pse priten ultimatumin amerikan per ta rikthyer ne Kuvend Gjykata Administrative nuk eshte nje ceshtje e re. Ajo ben pjese ne projektin e OKB-se One UN Programme i njohur me gjeresisht si Pragu apo Sfida e Mijevjecarit qe zbatohet ne Shqiperi qysh prej vitit 2008 dhe kete vit duhet te hyje ne nje faze te re. Ky projekt ka fituar mbeshtetjen e autoritetit qeverises dhe njeheresh me kete rast eshte bere dhe pergjegjesi e tij. Thelbi i One UN Programme eshte qe permes mbeshtetjes se kontrollueshmerise se veprimit te pushteteve te mundesohet mireqeverisja. Dhe mireqeverisja nuk do te ishte koncept i perftueshem as teorikisht pa arritjen e konvergjencave kushtetuese ne Kuvend. Jo Gjykata Administrative ne vetvete as thjesht ca para te dhena ne forme granti per reformen e drejtesise por pikerisht shkalla e funksionimit te sistemit ishte qellimi i ultimatumit amerikan. Pa ate ultimatum Kuvendit te Shqiperise nuk do ti paraqitej asnje projektligj qe kerkon shumice cilesore. Prova u be dhe rezultati qe se ne Shqiperi nuk eshte e mundur nuk ka kushte per te zbatuar kushtetutshmerine e vendit. Ska shumice te cilesuar ska demokraci te cilesuar sipas Kushtetutes se vendit. Kete provoi apeli amerikan apeli i nje vendi qe kontribuon me buxhet ne nismen One UN Programme te OKB-se per mireqeverisjen.
Shume avokate kane pasur nga radhet e rreshtuara te shtypit te shkruar dhe te gazetarise televizive si shumica ashtu dhe pakica per ti mbrojtur politikisht ato nga humbja e simpatise amerikane sidomos shumica. Ne Shqiperi ka vullnetare te panumert prej mediave per te mbeshtetur komanden e pushteteve. Arsyetimi me vulgar eshte ai qe quhet lexim tipik i mediokerve pakica iku nga Kuvendi ajo eshte prishesja e marreveshjes dhe mosrespektuesja e thirrjes amerikane mosmirenjohesja shkaterruesja e imazhit te Shqiperise ajo eshte partia qe zien nga inati pse Europa po mundeson liberalizimin e vizave etj. Dhe ne pamje te pare duket sikur afendikonjte kane te drejte. Mirepo politikane e analiste para se te komentojne frazat e njeri-tjetrit duhet ti pergjigjen pyetjes Ne cilin vend ne cilin sistem politik ne cilen Kushtetute te nje vendi europian apo aziatik kane gjetur nje precedent ku formimi i shumices se cilesuar te jete pergjegjesi kushtetuese e pakices Askund sepse do te ishte kontradikte elementare mendimi. Vetem shumica e thjeshte ka mundesine dhe per rrjedhim edhe pergjegjesine te kthehet ne shumice te cilesuar duke pergatitur vete rrethanat e konvergjences. Ne nje vend ku i kerkohet pergjegjesi pakices pse nuk krijon shumice te cilesuar politikisht nuk ke me asnje argument per te qendruar. Sepse kjo te con ne perfundimin absurd qe shumica e vogel qeveris vendin dhe pakica ben shumicen cilesore per te kapercyer krizat. Ne fund te fundit pakica prandaj eshte pakice per te kundershtuar pervec rastit kur nismat juridike shprehin jo vetem interesat e nje shumice te thjeshte por edhe pertej saj.
Ne vendet ku institucioni i konvergjences eshte rregulluar me ligj kjo ceshtje eshte zgjidhur me instrumente te persosur te se drejtes. Kryetarja e Dhomes se Lordeve te Britanise ua shpjegoi shume qarte ligjvenesve shqiptare konceptin e besnikerise politike dhe situatat kur vota mbi kufirin e partive nuk perben tradhti politike. Vec dhomes se konvergjences rol paresor per miratim ligjesh me karakter mbipartiak kane ne keto vende grupet parlamentare te orientuara sic mund te ishte ne Shqiperi grupi i miqve te SHBA i cili ne nje rast te tille pavaresisht prej karakterit politik te votimit ne grup do te kishte te drejte te votonte pro thirrjes amerikane duke e nxjerre dhe vendin prej krizes demaskuese te sistemit politik.