Berisha në Sarandë: Do zgjidh problemet me trojet në Ksamil
SARANDE- Kryeministri Berisha udhëtoi sot paradite drejt qytetit jugor të Sarandës për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për kryetar bashkie, zotin Edmond Gjoka.
Kryeministri kërkoi që më 8 maj qytetarët të votojnë Gjokën si “njeriun e transferimeve të mëdha të qytetit, dhe që bëri që Saranda të ngjtiet në krye të kurorës turistike të vendit”
“Ju garantoj se votën tuaj për Gjokën do ta shndërroj në sukses të vërtetë për Sarandën, perlën e bukurive natyrore botërore.”- tha berisha duke premtuar se brenda 4 vitesh saranda do të ketë infrastrukturën rrugore më moderne.
Berisha premtoi se “do asfaltohet cdo km rrugë. Ujë 24 orë si dhe rindërtimin e cdo shkolle e kopshti” të Sarandës. “Do japim përgjigje përfundimtare problemeve të trojeve në Sarandë dhe në Ksamil. Nuk harroj premtimet e mia dhe qëndroj fuqishëm prapa tyre “- tha Berisha.
(s.g/balkanWeb)