Ndihma ekonomike rritet numri i perfituesve
Skemës së ndihmës ekonomike në vend i janë shtuar dhe qindra familje të tjera përfituese. Kështu shprehen për Albanian Screen specialistët e shërbimit social shtetëror të cilët thonë se kjo rritje është bërë si pasojë e largimit nga skema të familjeve që përfitonin në mënyre abuzive.
“Nëqoftëse mund t’i referohemi fundit të vitit 2010 kur skema e ndihmës ekonomike është mbyllur me rreth 98 mijë familje, kemi një rritje të lehtë të numrit të këtyre familjeve të cilat përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, janë rreth 500 familje. Kryesisht kjo rritje është në zonat veriore ku edhe varfëria është pak më e prekshme”- thotë Leonard Strazimiri, specialist në Shërbimin Social Shtetëror.
Shërbimi social shtetëror vetëm gjatë tre muajve të fundit ka kryer mbi 80 inspektime, ku janë venë re se mbi 500 familje përfitonin ndihmë ekonomike jashtë kritereve të ligjit.
"Janë konstatuar rreth 570 raste ku familjet trajtoheshin me skemën e ndihmës ekonomike jashtë kritereve të përcaktuara në kuadrin ligjor. Rreth 240 janë raste të cilat janë trajtuar në kundërshtim me kriteret nga ana e këshillave vendorë”- tha Strazimiri.
Akualisht janë marrë masa administrative për 28 persona, ku shumicës i është dhënë masa për paralajmërim për largim nga puna, ndërkohë që pjesës tjetër ju janë venë gjoba.
Edlira Sulejmani