E Diel, 1 Nëntor 2026

Sportelet ne gadishmeri edhe me 8 maj do shperndahen karta

Qendrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe fundjavën e  zgjedhjeve, në 7 dhe 8 Maj. Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni në një intervistë për Albanian Screen shpjegon se kjo bëhet për t’u ardhur në ndihmë zgjedhësve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentat biometrikë të identifikimit.

“Zyrat e aplikimit dhe të shpërndarjes do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë e të diel. Edhe ndonjë neglizhent që e ka lënë për ditën e fundit, se kështu i lëmë ne shqiptarët, do të ketë mundësinë të marrë dokumentin biometrik të identitetit. Letërnjoftimet për të cilat është aplikuar në datën 20 merren duke filluar nga data 27. Janë të disponueshme në zyrat e shpërndarjes dhe meqënëse data e fundit për aplikime ishte data 29, ato do të jenë të vlefshme në datën 6”- tha Poni.

Poni sqaron se deri më tani kanë aplikuar për kartën   e identitetit mbi 2.730 000 shtetas, ndërsa për pasaportën biometrike mbi 1.740 000 shtetas, një numër ky, më i madh se 3.164.859 shtetas të cilët janë thirrur për të votuar. Që prej datës 20 prill deri më 29 prill, qendrat e aplikimit për dokumenta biometrikë kanë shërbyer pa ndërprerje dhe me orare të zgjatura.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›