E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku e Xhuvani a luajne ne politike si ne teater

Politika percan komunitetin e artisteve ne militante dhe pasionante politike ne njerez te privilegjeve politike dhe artisteve cinike e servile qe kerkojne deshtimin e njeri-tjetrit duke e lene ende artin jashte shinave te demokracise sjellja politike ka lene ne epoken socrealiste teatrin dhe vullneti per nje ligj te ri per artin edhe pas 20 vitesh hidhet ne kosh - per here te pare nga komuniteti teatror dy aktore jane deputete por sa e perfaqesojne kulturen sa jane pergjegjese dhe sa vullnet imponojne

Rajmonda Bulkun dhe Luiza Xhuvanin po ti shohesh ne oborrin e Teatrit Kombetar perceptimi do te ishte thjesht aktore. Nese i sheh ulur ne Parlament ose sic ishin dje ne Komisionin e Ligjeve per Kulturen mendimi do te ishte pak me i perforcuar se keto dy aktore pervecse luajne ne skene teatri bejne dhe politiken. Por te gjithe fisheket per te menduar mire shkojne bosh se teatri ka 20 vite qe funksionon pa ligj E sidomos Teatri Kombetar ku aktoret bertasin me shume prej vitesh funksionon si kupole qeverie emerime aktoresh direkt nga politika skema socrealiste e funksionimit po edhe imagjinata socrealiste nuk ka rene asnje ligji nuk i permbahet zgjedhja e repertorit kush eshte me i forte ben ligjin aktori i di te gjitha i ben te gjitha edhe juristin ne ceshtje ligjesh ka vetem nje teater dhe nuk ka treg per konkurrence ka gati 100 shoqata teatri po asnje kompani teatrore te gjitha shoqatat aplikojne ne ministri per para - dhe prape nese i degjon shikon se ky komunitet nuk ka asnje vullnet per te ndryshuar. Ka qysh ne vitin 1998 qe eshte hartuar nje ligj per teatrin eshte hedhur poshte disa here si i paaplikueshem. U irrituan dhe artistet ne vitin 2000 shperthyen ne greva per dy arsye se ministri i atehershem Edi Rama i nxirrte ne rruge sipas ligjit dhe me keq donte gllaberimin e tokes aty ku teatri eshte sot. Grandi grek projekte franceze por asnjehere nuk u shfrytezuan Prape u kthyen te ligjihellip Per kete u fol dje ne Komisionin e Kultures ku si duket politizimi dhe demagogjia per te mohuar gjithnje coi ne tensione dhe debatet e djeshme. As Bulku dhe as Xhuvani nuk jane aktore qe firmosin ne borderone e Teatrit Kombetar. Tani jane deputete dhe eshte hera e pare ne historine e komunitetit teatror qe dy politikane te jene pikerisht nga teatri ne paradoks prej 20 vitesh pa funksionuar ligji. Per kete arsye para komunitetit te tyre nuk mbeten pa pergjegjesi. U be me shume se gjashte muaj qe Ministria e Kultures ka qarkulluar draftin per ligjin e ri per artet ku thelbesorja perfshin krijimin e Qendres se Artit duke larguar politikevendosjen nga lidhja e drejtperdrejte me postin e ministrit. Jane bere takime e debate ku eshte kerkuar te kalohen verejtjet me email. Te thirrur ne Komisionin e Kultures grupet e interesit qe jane drejtuesit e institucioneve kulturore si dhe perfaqesues te shoqatave apo ideatore festivalesh teatri - krijonte nje panorame hakmarrje pse disa prej tyre qe dihet nga krahu i PS-se nuk ishin pyetur me pare per ligjin. Presioni i krijuar dje me shume dukej politik sesa nje interes per ta bere artin me ligj. Ishin shume te pakta idete se ku mund te korrigjohej ligji a te beheshin verejtje. Anarkia e krijuar dje rremuja mes perfaqesuesve nga komuniteti i artisteve qe me shume ishin thirrur trimat nga teatri nuk pame aty nga fusha e muzikes piktures baletit librit etj. kishte nje drejtim te qarte politik qe ky ligj te mos kurorezohet ndonjehere e per me teper nga kundershtare politike. Arben Kumbaro regjisor ne karriere i cili ka qene per nje periudhe kohe keshilltar ne Ministrine e Kultures i zene nga emocione te forta politike e quajti ligjin mballosje qe kerkojne para dhe performanon se njeh mire ligjin irlandez te teatrit skemen anglosaksone per teatrin - por sa i besueshem behet ne nje realitet te sotem larg emocioneve te forta politike pasi i eshte dhene nje here mundesia ta ndryshoje gjendjen e teatrit

Aktori Ndricim Xhepa edhe ky nje ish-deputet qe i respektohet ndjeshmeria per teatrin rebelohet duke thene se ligji per teatrin nuk duhet te shkoje here nga fllade blu e here te kuqe por ne fund te fjales se tij mbyllet ne rrethin e ngushte pse jepen aq shume para per festivale Realisht e drejta eshte ne ane te tij sepse vetem per nje festival te ri teatri krejt te panevojshem pa strukture organizimi dhe per me teper duke u deklaruar eksperimental - ministria ka hedhur rreth 4 milione leke. Per festivale te tjera qe organizohen ne rrethe as dihet si perfundojne ku therriten me shume miq e shoke per ti dale ne krah politikisht per te marre ca para. Por se cfare perfaqeson nje festival teatri modeli i nje strukture dinjitoze prezantimi dhe bujtesisht flitet shume rralle dhe jane gati te cojne cdo festival ne deshtim edhe pas dhjete vitesh organizimi Xhepa denoncon se ne teater jane vjedhur pare ne te dy krahet se Teatrit Kombetar i takon nje fond edhe 20 milione lekesh pavaresisht se dikur Kico Londo pati permendur se jane pagat me te mira ne rajon per aktoret Ndersa askush tjeter te mos kendoje rrotull Teatrit Kombetar Londo eshte nga te paktet ne fakt qe fizikisht ka dhene per Teatrin Kombetar duke rikonstruktuar ndertuar nje salle te re dhe se fundi ka ngritur ne kembe germadhen e ish-estrades duke e kthyer ne nje qender teatrore me ndikim ne kryeqytet. Por edhe Londo rrembehet nga pasionet politike dhe hilete ne teater prej andej i ka marre ndryshe nuk do te ngulte as edhe nje gozhde. Si ish-pjese e grupit te interesit ne ligjin per teatrin Londo nuk ka imponuar ndonjehere qe ligji te behet as kur ishte qeveria e tij.

Mimoza Kumbaro drejtore e Artit ne Ministrine e Kultures tregon se jane bere tri konsulta per ligjin e teatrit duke reflektuar mbi verejtjet e bera. Ndersa nga deputetet e Komisionit te Kultures edhe pse te ndare sipas grupimeve politike per here te pare ndoshta ndihej vullneti politik per ta bere kete komunitet te veshtire me nje ligj per artin. Vetem se ne gjithe kete debat aktorja Luiza Xhuvani nuk ishte e informuar se ne teater eshte diskutuar ndonjehere per ligjin ndersa aktorja tjeter Rajmonda Bulku percolli dje artistet duke thene prere se nuk do te hedhim ne kosh nje pune 20-vjecare Cila nga keto te dyja e duan me shume teatrin kur tani jane perveshur ne zemer te politikes dy aktore si i vetmi shans per teatrin per te shpresuar se mund te vije ere e re Apo ky debat per ligjin e artit eshte fushate demagogjike qe rreh te coje me shume uje ne interesa politike te momentit per te frenuar serish shpresen per te dale nga mendesia e gjate komuniste ku artistet ende firmosin borderone dhe mbeten servile te shtetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›