Shqiperia fiton 8 vende ne lufte kunder korrupsionit

Transparency International Ka permiresime te ndjeshme. Vendi yne zbret disa pozicione. Prej 2005 jane fituar me shume se 30 vende ne renditjen boterore
Shqiperia renditet 8 vende me mire se nje vit me pare ne indeksin per korrupsionin te Transparency International. Sipas raportit vjetor te organizates prestigjioze Shqiperia eshte permiresuar ndjeshem nga nje vit me pare dhe perceptimi per korrupsionin ne vend ka rene. Sidoqofte sipas TI Indeksi i Perceptimit te Korrupsionit CPI 2010 tregon se korrupsioni mbetet nje sfide serioze per te gjithe rajonin. Nga ana tjeter raporti vlereson maksimalisht perparimin e Shqiperise. Shqiperia kete vit shenon 3.3 pike ne Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit per vitin 2010 nga 3.2 qe ishte per vitin 2009 me gjashte burime te dhenash me standardin e devijimit 0.5 minimumi 2.6 dhe maksimumi 4.1. Shqiperia kete vit renditet ne vendin e 87 krahasuar me vendin e 95 te vitit paraardhes thuhet ne raport. Permiresimi i ndjeshem vjen fale nje sere reformash te ndermarra nga qeveria ne Shqiperi mjaft prej te cilave kane filluar te bejne efekt.
Beteja anti korrupsion mbetet nje sfide per qeverine parlamentin gjyqesorin agjensite e zbatimit te ligjit median e pavarur dhe shoqerine civile - ne rrugen e integrimit drejt Bashkimin Europian thuhet ne raport. Ky i fundit ve theksin te gjyqesori si nje nga pikat me problematike ne vend.
Indeksi i Perceptimeve mbi Korrupsionin CPI 2010 eshte nje tregues agregat i cili perfshin te dhena te mbledhura nga burime gjate dy viteve te kaluara. Per CPI e 2010 kjo perfshin kerkime te realizuara ndermjet periudhes Janar 2009 ndash Shtator 2010. CPI 2010 per Shqiperine eshte llogaritur duke perdorur te dhena nga 6 burime te siguruara nga 5 institucione te pavarura. Te gjitha burimet masin shkallen e pergjithshme te korrupsionit frekuencen dhe/ose madhesine e rryshfetit ne sektoret publike dhe politike dhe te gjitha burimet sigurojne nje renditje te vendeve.