Timoshenko, Topi: Në një linjë me BE, bojkot samitit të Ukrainës
TIRANË- Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore i parashikuar për t’u zhvilluar më 11 dhe 12 maj në Ukrainë. Presidenti Bamir Topi deklaron se vendimi për bojkot është një formë proteste ndaj shkeljes së standartit të demokracisë në Ukrainë, pas trajtimit të ish kryeministres Timoshenko. Sipas Topit, me një vendim të tillë, Shqipëria është në linjë me Bashkimin Europian.
“Paraqes këtu qëndrimin tim për të mos marrë pjesë në samitin e Ukrainës, duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE për të protestuar nëpërmjet bojkotit, për mënyrën e trajtimit të ish kryeministres”, tha ai.
Këto deklarata Presidenti Topi i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun malazez Filip Juvanovic. Presidentët janë takuar në Pallatin e Brigadave në një takim pa praninë e mediave dhe më pas i’u janë përgjigjur interesit të tyre edhe lidhur me respektimin e të drejtave të minoriteteve.
“Ne në Mal të Zi jemi krenarë që të gjitha pakicave, duke përfshirë këtu edhe ato shqiptare iu kemi mundësuar plotësisht implementimin e të gjitha të drejtave të tyre. Kemi siguruar ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi”, tha Vujanovic.
.
“Edhe në vizitën në Maqedoni unë kam kërkuar që të zbatohet me rigorozitet marrëveshja e Ohrit e vitit 2001. Kur kemi diskutuar për Kosovën, kemi parë me shqetësim interferenca të serbëve në veri. Këto vatra të izoluara, natyrisht do vijnë duke u sfumuar sepse klima e përgjithshme është që vendet e Ballkanit janë vende që e kanë perspektivën e tyre në BE”, komentoi Topi.
Presidenti Topi ka uruar me 3 maj edhe Ditën Ndërkombëtare të Medias ndërsa ka deklaruar se raporti i Freedem House është një apel për politikën.
(ma.ar/BalkanWeb)