Dita ndërkombëtare e shtypit, Arvizu: Qeveritë të garantojne liri
TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të shtypit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu në një artikull drejtuar redaksive të medias dhe shtypit ka bërë apel për një media të lirë që garanton demokraci të qëndrueshme dhe shoqëri të hapura e të shëndetshme.
Duke, iu referuar raportit më të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Arvizu thekson se “Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Ambasada e SHBA, shpresoj që të gjithë aktorët: parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët – do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura .E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur”,- shkruan ambasadori.
Sipas ambasadorit Arvizu në Shqipëri, panorama e shtypit ka qenë e përzier, teksa vleresoi si hap pozitiv miratimin e ligjit për shpifjen. “Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen”,- shprehet në artikull Arvizu, i cili i referohet situatës së medias në të gjithë botën.
Mandej ai përsëriti apelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjitha qeveritë të ndëmarrin hapat e nevojshme për të krijuar hapësirë që gazetarët e pavarur të bëjnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo përndjekja.
(el.me/news24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Dita e shtypit, Fyle: BE rëndësi lirisë së medias