Bullgari: Anketat tregojnë fitoren e opozitës së djathtë
Anketat në qendrat e votimit tregojnë se partia GERB e opozitës së djathtë në Bullgari, ka fituar zgjedhjet me një diferencë të thellë, por nuk ka siguruar shumicën.
Anketa tregon se partia e kryetarit të Bashkisë së Sofjes Boiko Borisov ka siguruar afro 39 për qind të votave.
Sipas sondazhit, Partia Socialiste në pushtet ka dalë e dyta me 18.4 për qind, ndërsa aleati i saj MRF, parti e pakicës turke, rreth 13.5 për qind. Ultranacionalistët radhiteshin në vend të katërt me thuajse 9 për qind.
Rezultatet përfundimtare priten nesër.
Qeveria socialiste e çoi vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian para dy vjetësh. Por vendi humbi 281 milion dollarë ndihmë nga Bashkimi Evropian për shkak se nuk arriti të luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe mashtrimet.
Votimet e sotme u shoqëruan nga njoftime për blerje dhe shitje votash, dhe Kryeministri Sergei Stanishev ka paralajmëruar se ata që kanë bërë pazar me votat do të ndiqen penalisht. //kk//