Meta përshpejton hapat për përvijimin e kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Berisha

Nje dite pasi Ilir Meta pranoi publikisht te bashkeqeverise me Sali Berishen per kater vitet e ardhshme, ai lajmeroi mbledhjen e jashtezakonshme te Konventes se LSI-se. Kete te marte, Ilir Meta pritet te shpjegoje me detaje vendimi e tij per te qene pjese e ekzekutivit te ardhshem, si edhe ti pergjigjet akuzave te ashpra te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Kryetari i Komitetit Drejtues te LSI-se Edmond Haxhinasto, i pyetur nga gazetaret per postet ne qeverine e ardhshme, nuk pranoi te jape detaje, por tha se negocimi do te jete ne rruge institucionale.
Nderkaq ne media po qarkullojne edhe skemat e para te bashkeqeverisjes PD- LSI, sipas te cilave Meta pritet te jete kryetari i Kuvendit dhe te perfaqesohet me dy ministri te rendesishem ne kabinetin Berisha. "Jam sot perpara jush per tu njoftuar se duke vleresuar rendesine e jashtezakonshme te situates qe ka lidhje me vendimin politik te LSI-se per te pranuar hyrjen ne bashkeqeverisje te Partise Demokratike, vendimi i marr ne konsultim nga strukturat qeverisese te LSI-se dhe me partneret tane te huaj diplomatik dhe partiak, si dhe duke respektuar kerkesat statutore te funksionimit te brendshem te LSI, kryetari i LSI-se, zoti Ilir Meta, therret diten e marte, date 7 korrik Konventen kombetare te Jashtezakonshme per te konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesise se LSI-se per bashkeqeverisje me Partine Demokratike si dhe per te marr mandatin per te negociuar ne emer te LSI-se, per krijimin e qeverise se re", deklaroi Haxhinasto.
...