E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI që mbron interesat çame s’ka pretendime qeveritare, kërkon përfaqësim në delegacionin parlamentar në Strasburg


Kreu i PDI, Tahir Muhedini i ka bërë pluhur e hi diversionet e mediave të majta, sikur formacioni i tij politik do ta kishte shumë të vështirë respektimin e marrëveshjes parazgjedhore me PD-në, për shkak se kryeministri e partnerët e tjerë të koalicionit nuk kishin vullnet për zgjidhjen e çështjes çame. Përkundrazi! Kreu i Partisë per Drejtesi dhe Integrim i ka idete e qarta persa i perket venies ne jete te planit per zgjidhjen e çeshtjes çame. Ne nje prononcim per mediat, kryetari i PDI-se Tahir Muhedini deklaroi se ne marrëveshjen qe do te diskutohet me kryeministrin Berisha per krijmin e qeverise se re, minimalisht kjo parti do te kerkoje perfaqesimin e saj ne delegacionin parlamentar shqiptar ne asamblene e këshillit te Europes. Qellimi? Ndergjegjesimi i komunitetit nderkombetar per çeshtjen çame. "Deputetet e Parlamentit shqiptar sa here qe shkojne ne seanca plenare ne Parlamentin Evropian diskutojne ceshtje te minoritetit grek dhe asnjehere nuk ka diskutuar per kete problem madhor qe ka popullsia shqiptare çame. Qe dhe deputetet e parlamentit evropian kane mbetur te habitur, si ka mundesi vijne keta deputetet ketu ne seance plenare dhe diskutojne vetem per çeshtjen e minoritetit grek. Keshtu qe me hyrjen e partise sone ne Parlamentin Shqiptar kjo do jete pika numer 1 e jona, kryesore. Do kerkojme qe ne grupin qe do caktohet, te perfaqesohet me nje deputet qe te ngreje ceshtjen e kaq madhore, ceshtjen came", deklaroi Tahir Muhedini, kryetar i PDI-se. Ai shtoi se PDI po harton edhe nje rezolute të cilën deputeti i saj do ta paraqesë për votim ne Kuvend. "Rezoluta do kete problematiken qe ka popullsia shqiptare came, te drejtat e njeriut ne rradhe te pare, ate gjenocid, ate debim, cfare i takon. Nuk ka rezoluta per te hyre ne lufte me shtetin grek. Rezoluta ka ato pikat qe ka kjo popullsi shqiptare came. Kjo popullsi shqiptare came sot eshte 300 mije banore dhe akoma me keq eshte qe ketu eshte nje parti per te drejtat e njeriut, qe vetem ka emrin ne menyre simbolike, sepse ne qofte se ka ne gjithe kufirin e Shqiperise popullsi qe i jane mohuar te drejtat elementare, eshte popullsia shqiptare came", vijoi Muhedini. Persa i perket pjeses politike, Muhedini thote se PDI nuk lëviz nga marrëveshja paraelektorale qe nënshkroi me PD ne 1 maj dhe e denoncoi si te pavertete nje rast sporadik te nje poste elektronike te shperndare neper media ku thuhej se PDI do te kalonte ne aleance me PS-ne.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›