Bullgari, Borissov kërkon anulimin e rezultatit të zgjedhjeve
SOFJE- Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, partia e të cilit "GERB" ka fituar zgjedhjet e 12 majit, ka kërkuar sot anulimin e rezultatit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
"Për herë të parë në histori, një parti që ka fituar zgjedhjet kërkon anulimin e tyre", deklaroi Bojko Borissov në një konferencë shtypi.
"Mendoj se zgjidhja më e mirë është zhvillimi i zgjedhjeve të reja", theksoi ish-kryeministri, qeveria e të cilit dha dorëheqjen në shkurt.
Në shkurt të këtij viti, qeveria bullgare ishte e detyruar të jepte dorëheqjen për shkak të protestave të qytetarëve të pakënaqur nga korrupsioni, papunësia dhe faturat e larta të energjisë elektrike.
(m.a/ata/BalkanWeb)