Kosovë, kryeministri Thaçi emëron dy ministra
PRISHTINË- Në një komunikatë për mediat, qeveria e Republikës së Kosovës, bëri të ditur për emërimin e krerëve të dy ministrive.
“Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë z.Besim Beqaj, ministër të Ministrisë së Financave dhe z.Fadil Ismajli, Ministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në komunikatë.
Beqaj ishte pjesë e Qeverisë - ministër i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Në mars, Ministria e Financave mbeti pa kreun e saj, pasi Bedri Hamza u zgjodh Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
(m.a/ata/BalkanWeb)