PD prezanton kandidatët në Elbasan, Imami: Rama do vinte taksë për hyrjen në Tiranë
ELBASAN- Partia Demokratike ka prezantuar sot në Qarkun e Elbasanit kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Edhe në Elbasan simpatizantët kanë kërkuar fitoren e PD ndërsa në kor brohorisnin, “O Sali, o flori votat tona i ke ti”. Nga ana e tyre kandidatët për deputetë kanë akuzuar opozitën, duke kërkuar para elbasanasve besim për mandatin e ri.
ARBEN IMAMI
Edhe kandidati Arben Imami teksa shprehu falënderimet për mbështetjen e sotme, akuzoi liderin e opozitës Rama për bllokimin e integrimit.
“Shumë faleminderit për mbështetjen e sotme, të jeni të sigurt që do bëjmë gjithçka për t’ju përfaqësuar më mirë. Dje Rama u fut në qoshe dhe ju në qoshe do ta vini më 23 qershor, ne kemi alternativën e mirë, të mbarë, të drejtë, e punësimit, zhvillimit, mirëqenies, integrimit, ata kanë alternativën e bllokimit dhe taksës të larta. Ne jemi integrimi, Edi Rama ishte kundër lëvizjes së lirë”, tha ai.
Sipas Imamit, PD është një alternativë e provuar tashmë nga qytetarët. “Do përfundojmë punën e nisur 4 vite më parë”.
“Rama bëri përpjekje për të vendosur taksë që ju të hynë në Tiranë. Kërcënon biznesin me taksa të lartë. Bashkë me Koçon e kanë privatizuar PS”, tha ai më tej.
ARDIAN TURKU
Në fjalën e tij, kandidati tjetër për deputet, Ardian Turku u shpreh se, “Unë jam pjesë e këtij një grupi dinjitoz dhe do përfaqësoj vlerat dhe qytetarinë elbasanase me tradita të hershme”.
Teksa premtoi punësim e mirëqenie për qytetarët e Elbasanit Tukrku u shpreh i bindur se ata do i japin besimin e tyre PD-së më 23 qershor.
“Të majtës i është bërë fobi tuneli dhe autostrada Tiranë-Elbasan. Ju siguroj se qytetarët i janë mirënjohës mazhorancës e Berishës. Jam i sigurt që kjo mirënjohje do shprehet me votë më 23 qershor”, tha ai.
EDUART ISLAMI
I pari kandidat që ju drejtua qytetarëve të Elbasanit ishte Eduart Selami, i cili premtoi se PD do të bëjë të mundur integrimin në BE, që sipas tij opozita e bllokoi për 3 vjet.
“Për mua është nder që kandidoj në Elbasan, entuziazmi juaj tregon besimin që keni tek PD. Besimi jo vetëm për atë që është bërë më parpara për të rrëzuar komunizmin, por edhe punën që është bërë në këto 8 vite. BE i ofroi Shqipërisë statusin por u bllokua për 3 vjet nga kreu i opozitës që të ruante vendin e tij në krye të partisë, t’i japim fund politikës destruktive, të përqafojmë të ardhmen evropiane. Ne besojmë në anëtarësimin e plotë në BE. Ne do e bëjmë anëtarësimin e plotë”, tha ai.
VIJON