Bullgari, arrestohen 30 doganierë për korrupsion

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP” e cila citon prokurorin e Sofjes, Nikolaj Kokinov.
"Ne kishim në shënjestër rreth 10 persona (...), por faktet e djeshme i tejkaluan pritshmëritë tona", deklaroi sot prokurori duke shtuar se “Rreth 30 persona u arrestuan".
"Bëhet fjalë për kontrabandë mallrash, nganjëherë për objekte të ndaluara nga ligji, nganjëherë bëhet fjalë thjesht për shantazh, pa tarifë fikse, e aplikuar kryesisht për shoferët e kamionëve, por gjithashtu edhe për individët", deklaroi ai.
Pika kufitare e Kapitan-Andrevos është një çështje e pashmangshme në rrugën ballkanike të drogës mes Azisë dhe Evropës.
Ministri i Brendshëm, Cvetan Cvetanov theksoi se barasvlerësi prej 14 000 leva, ose 7 000 euro, në euro, dollarë dhe lira turke u gjendën në xhepat e dy përgjegjësve të doganës, të cilët thanë se i gjetën paratë në tualet./Start/
2012-05-03 14:34