Jankullovska i kërkon Rexhepit arrestimin e dy të kërkuarve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni përmes një shprese i ka kërkuar ministrisë homologe të Kosovës që të bëjë të mundur arrestimin e dy të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.
Kërkesa e bërë nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska drejtuar ministrit të MPB-së të Kosovës, Bajram Rexhepi mban emrat e dy të kërkuarve Afrim Ismailoviç dhe Halil Demiri nga Shkupi.
MPB në versionin e përshkrimit të ngjarjes ka theksuar se dy nga autorët e vrasjes së pesëfishtë janë arratisur drejt Kosovës, me ndihmën e dy personave që janë pjesë e pesëshes të akuzuar për terrorizëm.
Ndërkohë, MPB me anë të njësiteve speciale ka kryer një operacion të shpejtë kontrolli në Karadakun e Shkupit, konkretisht në Brezë, në kërkim të personave të arratisur dhe dyshimeve të tjera, pasi njëri nga të ndaluarit në grupin prej 20 personave, ishte bari në këtë rajon.