E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Fyle: Të përmbyllen reformat

“Kjo vizitë do të përcjellë energji pozitive në drejtim të ritmit të reformave dhe pritshmërisë lidhur me statusin e vendit kandidat. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mbetet përparësia më e rëndësishme e vendit dhe popullit tonë, pasi ai kërkon përmbushjen e kuadrit të nevojshëm të reformave për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë”, theksoi Topi.

Duke u ndalur tek reformat e ndërmarra në vend, Kryetari i Shtetit vlerësoi pozitivisht zhvillimet e deritanishme dhe rikonfirmoi angazhimin maksimal të palës shqiptare për përmbushjen e e 12 prioriteteve të përcaktuara në Opinionin e Komisionit Evropian duke i konsideruar ato kyçe për të avancuar në drejtim të marrjes së statusit të vendit kandidat. Në këtë drejtim, Topi përshëndeti kërkoi  realizimin sa më shpejt të reformave zgjedhore e parlamentare sipas modelit të procedurave të Parlamentit Evropian dhe heqjes së imunitetit.

Gjatë takimit, Presidenti Topi dhe Komisioneri Fyle ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një klime të qëndrueshme politike e të vazhdimësisë së dialogut politik mes palëve. “Këtë vit, që përkon edhe me 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të mund të përmbushë kriteret e kërkuara për të marrë me meritën e duhur statusin e vendit kandidat”, theksoi Topi.

Gjithashtu, në bashkëbisedimin e tyre, Presidenti Topi dhe Komisioneri Fyle u ndalën edhe në procesin e rëndësishëm të zgjedhjes së Presidentit, proces i cili duhet të jetë sa më transparent dhe konsensual, pasi shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një figurë presidenciale me integritet të lartë profesional e moral e njerëzor. Komisioneri Fyle theksoi se Bashkimi Evropian është duke bërë vlerësimet e veta mbi plotësimin e standardeve integruese të Shqipërisë, për të përcjellë tek vendet anëtare të BE-së një mesazh pozitiv për progresin e vendit në adresimin e 12 prioriteteve, sidomos në drejtim të zbatimit të shtetit të së drejtës, të ruajtjes së lirive thelbësore të njeriut, të forcimit të demokracisë, zhvillimit me sukses të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.

Komisioneri Fyle vuri në dukje gjithashtu se në këtë moment e vit të rëndësishëm për Shqipërinë e shqiptarët, forcat dhe aktorët politikë shqiptarë duhet të sigurojnë një dialog sa më konstruktiv mes tyre, zhvillojnë më tej bashkëpunimin politik dhe domosdoshmërinë e instalimit të një kulture e mentaliteti bashkëkohor politik, duke punuar intensivisht për të ardhmen integruese evropiane të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2012-05-03 14:20
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›