Bullgari, kapet mafia shqiptare e shitjes se bebeve
Kapet në Bullgari mafia shqiptare e bebeve. Lajmi është dhënë nga televizioni bullgar “Nova TV”, sipas të cilit një rrjet kriminal shqiptar shiste foshnjat kundrejt shumave nga 10-40 mijë euro. Mes të arrestuarve shqiptarja Albena Qerimi.
SOFIE- Zbulohet në Bullgari një rrjet kriminal shqiptarë për shitjen e fëmijëve. Lajmi publikohet nga televizioni “Nova TV”. Gjashtë gra akuzohen se kanë shitur fëmijë foshnja dhe janë përfshirë në trafik. Mes tyre një rol të madh në këtë trafik ka patur shqiptarja Albena Qerimi, e cila ka punuar për një shoqatë adoptimi “Sunny Day”. Licensa e kësaj organizate është hequr në fund të vitit 2007. Tashmë mbetet për tu verifikuar roli i shqiptarëve me këtë organizatë trafiku, pasi i përfshirë ishte dhe bashkëshorti i Qerimit. 16 fëmijë janë shitur për një shumë nga 10-40 mijë euro në vitet e fundit. Shumica e nënave të fëmijëve janë me orgjinë rome, që jetojnë në distriktin Filipovzi në Bullgari. Pasi u ndërrojnë adresën dhe të dhënat e lindjes së fëmijëve, u nxjerin pasaporta dhe fëmijët udhëtojnë me prindërit e tyre të rinj, pasi bëhet shitja e tyre në këmbim të mijëra eurove. Mediat bullgare kanë hapur edicionet me këtë lajm, me titujt “kapet mafia shqiptare e shitjes se bebeve”. (a.r/news24/balkanweb)