Përfundon autopsia, vdekja e Kekës nga shpërthimi i eksplozivit
Ka përfunduar kryerja e autopsisë së trupit të Aleksandër Kekës, nga e cila ka rezultuar se kreu i degës së PDK-së për Malësinë e Madhe ka vdekur nga shpërthimi i eksplozivit. Në këtë konkluzion kanë arrtiur ekspertët e grupit hetimor, sipas të cilave nga shpërthimi Keka kishte marrë dëmtime të mëdha në pjesën e mesit. Espertët konstatojnë se duke parë mënyrën e dëmeve fizike, dyshohet se eksplozivi është vendosur poshtë sediljes së shoferit.