Eagle sjell shërbimin e telefonisë fikse “Fiks cel”
“Eagle Mobile” sjell risi në tregun e telekominikacionit në vend. Bëhet fjalë për shërbimin më të ri “FIKS CEL” përmes të cilit do të bëhet i mundur komunikimi nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg.
TIRANE- Kompania “Eagle Mobile” vazhdon të sjellë risi, produkte dhe shërbime të veçanta për konsumatorët shqiptarë duke pasuruar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Kësaj here bëhet fjalë për një program që ka si qëllim lehtësimin e komunikimit midis familjarëve dhe miqve nga e gjithë Shqipëria.
Përmes programit më të ri “FIKS CEL” abonentët e “Eagle Mobile” do të mund të komunikojnë nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania po hedh në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të “Eagle Mobile” dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim.
Përmes shërbimit “FIKS CEL” mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat posedojnë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore.
Telefonat funksionojnë pa kabëll (pra me anë të valëve të Eagle Mobile) dhe kanë një çmim shumë të arsyeshëm.
Abonentët mund të përzgjedhin numra me parapagesë dhe nuk do të kenë tarifa fikse mujore. Çmimet e thirrjeve zanore dhe SMS-ve do të jenë shumë të arsyeshme ndërkohë që përgjatë gjithë verës ata mund të telefonojnë çdo numër në botë me 45 lekë për minutë.
(e.n/BalkanWeb)