Fushata, Berisha kërkon votën në Vorë e Mat
Kreu i PD Berisha gjatë një takimi në Vorë e ka cilësuar si aksident shpërthimin e ndodhur në Gërdec. Para banorëve që vuajnë ende shpërthimin Berisha akuzoi kreun e opozitës dhe median pranë tij -sic e ka quajtur ai, që kanë qeshur ditën e tragjedisë.
VORË- Në vazhdim të turit të tij elektoral kryeministri Berisha nuk ka nguruar të kërkoj votën më 28 qershor dhe banorëve të Vorës, atyre që vuajnë edhe sot pasojat e shpërthimit tragjik në Gërdec, ngjarje e ndodhur jo më shumë se një vit më parë. Gjatë takimit me banorët e Vorës kreu i Partisë Demokratike e ka konsideruar aksident shpërthimin e ndodhur në Gërdec, ndërsa ka sulmuar median që sipas tij e ndodhur afër me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama janë zgërdhirë nga qefi ditën e tragjedisë.
“Në këtë Bashki, ndodhi një aksident ndër më tragjikët. Qeveria ime dhe qeveria vendore bëri cdo përpjekje për ti dhënë asaj zone pamjen që ka sot. Drejtësia shqiptare do të thojë fjalën e saj për gjithçka. Por unë s’do të harrojë kurrë një moment në një debat televiziv midis deputetëve të Durrësit grupi i nëntëdhjetëenëntëshave të Edi Ramës brohoriste në sallë Gërdec, Gërdec, Gërdec. I them Edi Ramës se me këta 99-shat e tuj që i lejojnë vetes të brohorasin për shpirtat e vdekur, ti nuk ke madje je i zhveshur nga cdo lloj ane njerëzore”- theksoi Berisha.
Madje zoti Berisha nuk nguroi të kërkoi edhe votat e socialistëve në këtë zonë, duke sjellë në kujtesë fitoren e së djathtës në Kashar.
“Shfrytëzoj rastin për të ftuar të gjithë qytetarët e kësaj bashkie, për të ftuar socialistët e kësaj bashkie të bashkohen me ne në projektin tonë të madh të Vorës europiane të Shqipërisë Europiane. Me ne, ju bashkon ky projekt i mahnitshëm. Me Edi Ramën ju ndajnë një mijë e një gjëra dhe sju bashkon asgjë me të, sju bashkon asgjë me moralin e tij, sju bashkon asgjë me cinizmin e tij dhe arrogancën e tij”- tha kreu i PD-së Berisha.
MAT- Gjatë takimeve me banorët e rrethit të Matit kreu i Partisë Demokratike bëri analizën e katër viteve, ku sic tha ai- shndërruam në realitet premtimet e mëdha dhe historike. Ju bëj thirrje të vazhdojmë ndryshimin për Matin europian- ishte thirrje e kryeministrit Berisha, i cili as nga Mati nuk ka harruar të sulmojë liderin e opozitës Edi Rama.
“Ju bëj thirrje ju socialistëve të Matit, të gjithë matjanëve bashkohuni me ne, në ëndrrën tonë më të bukur të projektit tonë europian. vota juaj për Sali Berishën, vota juaj për ndryshimin e Shqipërisë, është votë për pensionet tuaja, për rrogat tuaja. Të gjithë votoni numrin 10-të, 10-ta është vetja juaj, 10-ta është më e mira”- tha Berisha.
Berisha premtoi lidhjen e të gjitha fshatrave të Matit me rrugë të asfaltuara, pensionistëve rritje të pagesës si dhe investime për përpunimin e perimeve. Si në takimin e Vorës dhe në atë të Matit zoti Berisha fto banorët të festojnë sëbashku në sheshin “Skënderbej” në datën 26 qershor në mitingun përmbyllës të kësaj fushate.
(a.r/news24/balkanweb)