Bullgari, qeveria shkarkon zyrtarin e lartë për korrupsion
SOFJE- Qeveria bullgare shkarkoi sot presidentin e komisionit të ngarkuar me ngrirjen e të ardhurave të personave të dyshuar për kryerjen e aktiviteteve kriminale, i cili kishte shpërblyer veten duke përfituar paga shtesë dhe kishte punësuar disa të afërm.
Stojan Kushlev, 73-vjeç u akuzua për konflik interesi sepse ishte anëtar i këshillit drejtues të dy OJQ-ve, gjë që është e ndaluar për funksionarët e lartë. Ndërkohë që mësohet se kanë qënë kryesisht shpërblimet e jashtëzakonshme që i ka bërë vetes, me pretekstin për t'i shpëtuar korrupsionit, që kanë skandalizuar opinionin publik.
Komisioni parlamentar i luftës kundër korrupsionit kishte konstatuar kohët e fundit se Kushlev kishte përfituar në pesë vjet e gjysëm 256 000 euro nga paga dhe shpërblime, ekuivalente me 3 900 euro në muaj. Komisioni u krijua në vitin 2005 për të hetuar mbi të ardhurat që i përkisnin figurave kyçe të botës kriminale dhe rrethit të tyre. I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i kryeministrit Bojko Borisov i cili e ka cilësuar si paturpësi këtë shpërblim 10 herë më të lartë se paga mesatare zyrtare.
Ndërkohë mediat vendase kohët e fundit kanë zbuluar një tjetër mashtrim të Kushlev, i cili paraqitej si një profesor i drejtësie, ndërkohë që nuk kishte marrë kurrë asnjë gradë universitare.
(e.m/ata/BalkanWeb)