E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: Të intensifikohen sulmet e NATO-s në Libi

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka premtuar intensifikim të sulmeve ajrore, të udhëhequra nga NATO-ja, kundër forcave të Muamer Gadafit.

Sipas Sarkozisë kjo duhet të bëhet për të ndihmuar kryengritësit, që luftojnë kundër regjimit të Gadafit, në qytetin Misrata dhe eventualisht, ta mundin sunduesin e Libisë, i cili për një kohë të gjatë është në pushtet në këtë vend të Afrikës Veriore.

Një zyrtar në zyrën e presidentit Sarkozi, ka thënë se këtë premtim presidenti e ka bërë gjatë një takimi të mbrëmshëm të tij me liderin e Këshillit Kombëtar të kryengritësve, Mustafa Abdel Jalil.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›