E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama u përgjigjet pyetjeve nga Faccebook

Presidenti amerikan, Barak Obama ka zgjedhur Faccebook-n për t`iu përgjigjur pyetjeve të fansave të tij.

Pyetjet lidheshin me ekonominë, punësimin dhe tregun e pasurive të patundëshme në SHBA. Nisur nga këto tematike, shumë nxituan ta quajnë këtë “intervistë” të Obamës si një nisje të fushatës së tij për rizgjedhjen në krye të Shteteve të Bashkuara edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet e 2012.

Praktika e zbatuar nga Faccebook-u pritet të aplikohet fuqimisht gjatë fushatës elektorale të vitit të ardhshëm, e parë kjo nga stafi i Obamës si një mënyrë pa shumë kosto e lodhje për të qenë pranë amerikanëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›