Vuajtjet e djaloshitVerter premierënë TKOB
TIRANË- Saimir Pirgu e Vikena Kamenica interpretuan mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit operën "Verter", një histori dashurie të pa shpresë, nën muzikën e Jules Massenet. Opera lirike me katër akte, bazuar në veprën "Vuajtjet e djaloshit Verter" të Gëtes, është ngjitur për herë të parë në skenën e TKOB-së nga regjisorja italiane Patrizia Panton.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1780 në Frankfurt, ku në shtëpinë e Sharlotës po zhvillohet një festë. Mes të ftuarve është edhe i riu Verter, i cili pasi bie në dashuri me të, mëson se ajo i përket një mashkulli tjetër dhe beson se vetëm vdekja mund ta çlirojë nga trishtimi.
Tenori Saimir Pirgu, në një prononcim e ka cilësuar Verterin, të cilin ai e interpeton për herë të parë, si një nga rolet më të vështira të repertorit operistik që kërkon një disiplinë shumë të madhe vokale, duke vlerësuar shumë diksionin dhe mënyrën e të kënduarit. “Jam munduar që të mos peshoj shumë në gjërat artistike se sa në vlerësimin e tingullit dhe të muzikës. Në këtë produksion vënd kryesor i është lënë më tepër muzikës dhe fjalës”, tha Pirgu.
Mexosopranoja Vikena Kamenica është shprehur për këtë rol se është për të nga më të dashurit dhe të ëmblit, një vajzë lozonjare që mbart më pas trishtimin dhe dhimbjen e madhe nga humbja e dashurisë së saj.
“Unë them se kemi një nga veprat më pasionate dhe të bukura të historive lirike që do të vendosen në TKOB dhe publiku do të përjetojë të plotë atë emocion dhe dashuri që mbartin fjalët e Gëtes dhe muzika e Massenet”, tha Kamenica.
(m.a/ata/BalkanWeb)