Bullgari, shpërthim gazi, evakuohen 2 mijë persona
Të paktën 2 mijë persona janë evakuuar në Bullgari, për shkak të shpërthimit të gazit toksik që ndodhi pas një aksidenti rrugor.
Një kamion cisternë turk, që udhëtonte drejt Rumanisë u përplas pranë qytetit të Debelets, duke shkaktuar shpërthimin e gazit, një produkti kimik të përdorur për prodhimin e plastikës.
Sipas mediave vandase një re toksike ka përfshirë qytezën dhe mbi 2300 banorë janë evakuuar menjëherë. Ndërkohë kryebashkiakut Dimitar Dimitrov tha se asnjë person nuk ka patur probleme deri më tani.