E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Kosova e stabilizuar si shtet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter Steinbach.

Sipas mediave kosovare Steinbach vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit.Ndër të tjera ambasadori gjerman tha se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet.

Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e falënderoi ambasadorin gjerman për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe të institucioneve tjera të vendit.

Krasniqi shprehur bindjen se bashkëpunimi i shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë, do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›