Stefanoviç në Londër, takime rreth Kosovës

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, do të bisedojë sot në Londër me përfaqësues të Zyrës së Jashtme, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet e arritura deri më tani.
Sipas Qeverisë së Serbisë, temë e diskutimit do të jetë edhe “mënyrat për stabilizimin e situatës në Kosovë”.
Stefanoviç, gjithashtu do të takohet edhe me ministrin britanik për Evropën, Dejvid Lidington.